PS: Zmadhimi iborxhit të brendshëmrrezikon ekonominë
TIRANE- Partia Socialiste vazhdon të këmbëngulë se situata ekonomike në vend është e zhytur në krizë dhe akuzon qeverinë e drejtuar nga kryeministri Berisha se po keqmenaxhon financat publike dhe po keqpërdor kursimet e shqiptarëve. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputete e PS-së, Mimi Kodheli thotë se ekonomia shqiptare po kërcënohet nga “zmadhimi i tejskajshëm i borxhit të brendshëm” i cili vë në rrezik kredinë për bizneset dhe kursimet e shqiptarëve.
“Pёr qytetarёt e kёtij vendi ndoshta nuk ёshtё e lehtё tё shohin lidhjen mes zmadhimit tё tejskajshёm qё po i bёhet borxhit tё brendshёm dhe pasojave negative ekonomike, por ne ju themi qё ky veprim ёshtё mё tepёr se kёrcёnues pёr ekonominё”- deklaroi zonja Kodheli në një prononcim nga selia rozë.
Deputetja socialiste shpjegon dhe dy arsyet pse ky veprim është i rrezikshëm: Së pari ky veprim vё seriozisht nё rrezik kredinё pёr biznese e individё, duke tharё njё burim tё domosdoshёm pёr zhvillimin e ekonomisё. Sё dyti, sepse prek kursimet e tё gjithё shqiptarёve e tё afёrmve ....Nё rast tё njё pёrkeqёsimi tё situatёs financiare tё qeverisё, ky veprim do tё ishte jo vetёm katastrofa e njё kombi, por edhe katastrofa e secilёs familje shqiptare, njё skenar i frikshёm, qё pёr mё tepёr ka ndodhur njё herё nё kёtё vend, nёn kontrollin e dy zotёrinjve tё sipёrpёrmendur.( Berisha Bode)”
PS akuzon kryeministrin Berisha dhe ministrin e Financave se po veprojnë nё njё mёnyrё tepёr tё rrezikshme me ekonominё duke “mohuar krizёn qё ёshtё tanimё e dukshme nё familjet dhe xhepat e gjithkujt;... duke mos ndёrmarrё nisma pёr tё ndihmuar biznese e sektorё të ekonomisë dhe duke vepruar kundёr interesave tё qytetarёve e bizneseve shqiptare.”
Kodheli i bëri thirrje Sali Berishёs e Ridvan Bodes tё heqin dorë nga depozitat dhe kursimet e shqiptarёve dhe nënvizoi se PS do të kundërshtojë me të gjitha forcat këtë tentativë. Sipas PS qeveria “gёnjen pёr rritjen e pensioneve” pasi fondin për këtë rritje po i merr nga kursimet në banka të vetë njerëzve.
(s.g/balkanWeb)