MPJ e Shqipërisëdënon shpërthiminnë Mitrovicë
TIRANE-Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka dënuar sot shpërthimin e djeshëm në pjesën veriore të Mitrovicës në Kosovë ku gjeti vdekjen një person dhe u plagosën disa të tjerë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dënon shpërthimin e djeshëm në Mitrovicë, duke e konsideruar atë një akt të rëndë, që dëmton interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, citohet në një deklaratë të sotme për shtyp nga Ministria e Jashtme.
Në deklaratën për shtyp, Ministria e Jashtme ka theksuar se mbështet angazhimin e autoriteteve kosovare në funksionimin e institucioneve të Kosovës.
“Ministria e Punëve të Jashtme mbështet reagimin e menjëhershëm të autoriteteve më të larta të Republikës së Kosovës ndaj këtij akti, angazhimin e organeve kompetente për zbardhjen e ngjarjes, si dhe thirrjen drejtuar qytetarëve të saj për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur çdo provokim”.
Ministria e Punëve të Jashtme rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen ndaj institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për të garantuar funksionimin e institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, në të gjithë territorin e saj, në shërbim të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike e fetare, si dhe në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi dje paradite kur serbët kishin filluar një protestë dje pas orës 09:00, kundër hapjes së zyrës për regjistrim civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Si pasojë gjeti vdekjen një person dhe u plagosën 11 të tjerë. Supozohet se shpërthimi ka ndodhur në ndonjë pusetë dhe prandaj fuqia shkatërruese e tij ka pasur më pak viktima. Vendi ku ndodhi shpërthimi është afër Shkollës së Mesme Teknike. Dyshohet se mjeti shperthyes ka qene nje granate.
Lagjia e Boshnjakëve vazhdon të jetë multietnike në pjesën veriore të Mitrovicës. Në urën lindore, që ndanë qytetin në dy pjesë, janë të stacionuara forca të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.
Shpërthimi dje u dënua nga shteti i Kosovës, OSBE si dhe solli reagimin e Presidentit Tadic.
(d.b/BalkanWeb)