Ekonomia shqiptare mund të ngadalësohet
Rritja ekonomike e këtij viti prej 6% rrezikon të pësojë ulje vitin e ardhshëm, duke u nisur nga një sërë faktorësh. Më kryesori nga ekspertët e huaj konsiderohet faktori i krizës financiare botërore. Richard Eames, drejtor i Programit të Konferencave dhe analist për Evropën Qendrore e Lindore i "Economist Intelligence Unit", ka paraqitur për revistën "Monitor" disa nga qëndrimet e tij rreth perspektivës ekonomike të Shqipërisë, por mbi të gjitha, duke analizuar mundësitë e përfshirjes së vendit tonë në krizën financiare. "Faktori tjetër është që kredia ka mundësi të bëhet më e pakët dhe më e shtrenjtë në Shqipëri, ashtu si kudo tjetër", thotë Eames. Sipas tij, rreziku i kufizimeve të mëtejshme të furnizimit me energji elektrike në Shqipëri është një element tjetër pasigurie që i shtohet kësaj situate.
Si do ta vlerësonit ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë 2008-ës?
Ne parashikojmë një rritje të fortë të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 2008-ën prej 6%. Kërkesa e brendshme ka vazhduar të rritet shumë, nisur nga një bazë e ulët, teksa zgjerimi i kredisë së bankave ka mbetur mjaft i shpejtë. Qeveria i ka rritur investimet publike dhe investimet e korporatave kanë qenë relativisht të larta.
Cili është parashikimi juaj për 2009-ën?
Në raportin tonë më të fundit tremujor për Shqipërinë, ne parashikojmë një rritje prej 6% për 2009-ën. Gjithsesi, ne mund ta rishikojmë në ulje këtë shifër, për shkak të krizës financiare globale dhe ngadalësimit të mundshëm në tregjet e zonës së euros. Shqipëria dërgon pjesën më të madhe të eksporteve të saj në zonën e euros, veçanërisht në Itali, ndaj një ngadalësim në këto tregje mund të godasë rritjen në Shqipëri. Faktori tjetër është që kredia ka mundësi të bëhet më e pakët dhe më e shtrenjtë në Shqipëri, ashtu si kudo tjetër. Ndaj ka shumë rreziqe që na bëjnë që të ulim parashikimin tonë për 2009-ën. Rreziku i kufizimeve të mëtejshme të furnizimit me energji elektrike në Shqipëri është një element tjetër pasigurie që i shtohet kësaj situate.
Cilat mund të jenë ndikimet e krizës financiare dhe ngadalësimit ekonomik botëror në vendet e rajonit, veçanërisht në Shqipëri, për sa i përket: Zhvillimit të sistemit financiar?
Lajmi i mirë për Shqipërinë është se ajo nuk është e integruar ngushtësisht me tregjet globale financiare, ndaj rreziku i infektimit direkt nga investitorët nervozë gjetkë është tepër i ulët. Për më tepër, sistemi financiar luan një rol më të vogël në Shqipëri, sesa në shumë ekonomi të zhvilluara. Teprica e kredisë e huave bankare në Shqipëri është rreth 30% të PBB-së, krahasuar me më shumë se 200% të PBB-së në Evropën Perëndimore.
Duke qenë se pjesa më e madhe e sistemit bankar zotërohet nga banka të huaja, çështja kyç është nëse ndonjë nga kompanitë mëmë mund të duhet të shkurtojë aktivitetin në Shqipëri, për shkak të problemeve në ndonjë vend tjetër. Shpresoj që nuk do të ketë raste të tilla, por mendoj se në Shqipëri do të shohim një rritje më të ngadaltë të kredisë, në krahasim me më parë.
...Eksporteve dhe deficitit të llogarive korente?
Ngadalësimi i Bashkimit Evropian do të dëmtojë eksportuesit shqiptarë dhe mund të reduktojë edhe sasinë e parave që emigrantët dërgojnë në Shqipëri nga jashtë. Nga ana e importeve, lajmi i mirë për Shqipërinë është se në tregun ndërkombëtar çmimet e naftës po bien. Dhe mund të shohim një rritje më të ulët të importeve të makinerive dhe mallrave kapitale drejt Shqipërisë, në rast se kriza e kredive e bën më të vështirë financimin për projektet më të mëdha të infrastrukturës.
Por, pavarësisht disa presioneve në rënie në koston e importeve, Shqipëria do të vazhdojë të ketë një deficit të lartë të llogarive korente për të ardhmen. Kjo do të thotë se vendi mbetet tepër i varur nga financimet e huaja, duke rritur rrezikun ekonomik, në një kohë kur oferta globale e kredisë po reduktohet.
...Turizmit?
Përpjekjet e Shqipërisë për ta marketuar veten si një destinacion më i gjerë turizmi do të përballen me vështirësi në 18 muajt, apo dy vitet e ardhshme, nëse konsumatorët në Evropën Perëndimore do të përqendrohen në reduktimin e borxhit të tyre dhe do të vendosin të shpenzojnë më pak në pushime jashtë vendit në shtete të tilla si Shqipëria. Por, turizmi mund të vazhdojë të ketë një ecuri të kënaqshme, në rast se vendi përqendrohet më shumë në tërheqjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë, si dhe të banorëve të Evropës Juglindore.
...Investimeve të Huaja Direkte (IHD)?
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri gjatë viteve në vijim është i vështirë të parashikohet dhe do të varet në një masë të madhe nga ritmi i privatizimit. Ne po tregohemi shumë të kujdesshëm në parashikimin tonë për IHD-të gjatë 2009-ës për dy arsye. Së pari, ngadalësimi global po i detyron shumë kompani të shkurtojnë shpenzimet për investime. Së dyti, 2009-ta do të jetë një vit elektoral për Shqipërinë dhe kjo do të pengojë privatizimet në një farë mase.
...Zhvillimeve në tregun e pasurive të paluajtshme?
Tregu i pasurive të paluajtshme ka lulëzuar në Shqipëri gjatë viteve të fundit, teksa investitorët panë mundësi për fitime kapitale në një nga kufijtë e fundit të mbetura të Evropës. Por, mendoj se do të shohim një ngadalësim në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe kudo tjetër në rajon gjatë vitit në vijim, duke qenë se bankat do të jenë më pak të gatshme të huazojnë para për të financuar projekte.