"Jeta ime endacake"
Shumëkush do ta quante të çuditshëm. I çuditshëm ai, të çuditshme 55 vitet që mban mbi supe. Hysi është nga ata njerëz që i ndesh rrallë në jetë. Kapelja në kokë, mjekra gri, çanta e hedhur supeve, e ecura e shkujdesur, gati-gati sikur nuk përfill njeri, tregon se atë diçka e bën të veçantë nga të tjerët. Herë-herë ngre pak kapelen, vështron nga rruga... Duart i ka të ngjyrosura prej bojës... Jeshilja i ka mbetur linjave të saj... Jeshilja është shpresë, jetë... E ai kështu jeton... Jeshile është edhe guri i unazës, e po ashtu edhe guri i varëses në qafë.
Tare Hysi është piktor, po aq sa është edhe fotograf. Thotë se pikturën e ka nisur për t‘i kërkuar falje fotografisë, të cilës nuk i kushtoi vëmendje aq sa do të duhej. Nëse duart i ka gjithë bojë, aparatet që mban me vete thonë se ai është gjithaq edhe fotograf. Flet dhe ndalet një hop... Është i dyzuar mes këtyre dy gjinive. Nuk e di se kush erdhi e para, por ka shumë mundësi të jetë fotografia.
Atëherë ishte dhjetë vjeç. Fotografia e parë ishte një nuse. "Nuk kam për ta harruar kurrë. Ishte shumë e bukur!" - kujton ai. Piktura e parë ishte po ashtu një femër... E shtrirë buzë detit, ndërsa merrte rreze dielli, frymëzimi i erdhi natyrshëm... E pikturoi. Të dyja i do, sepse e kanë shtyrë njëra drejt fotografisë, e tjetra drejt pikturës. Dashuria për të bukurën, tek ai nuk është e rastësishme. Po në jetë gra të bukura do të shihte shumë, ose në sytë e tij të gjitha janë të bukura dhe nuk gjen asnjë të shëmtuar ("për femrat kjo fjalë nuk ekziston"), mjaft të dish se si t‘i vështrosh. Dhe ajo, gruaja është objekt i përhershëm i artit të tij, e gjen atë në fotografitë e pafundme, po aq sa edhe në pikturat e tij. Ai nuk arrin të ndajë pikturën nga fotografia. Të dyja janë për të pikë referimi.
Portrete, shumë portrete në fotografi, në pikturë, shumë nudo. Nëse në fotografi një detaj i mjafton për të treguar gjithçka, për pikturën, frymëzohet prej gurëve. I çuditshëm artisti! "Sa shumë forma kanë gurët, ti as që e imagjinon", më thotë. "Po ngjyrat, a i ke parë sa të mrekullueshme janë? Mënyra se si kanë rënë në tokë, se si është formuar një mur, sa shumë figura që formojnë", thotë ai. E ku nuk ka rendur për të gjetur këto forma... Evropës mbarë i ka rënë... Një njeri i lirë, ai jeton vetëm me artin e tij. Kështu e ka ndërtuar jetën, një aventurë! Vetëm, gjithçka e ka bërë vetëm! "Shpesh dal natën... fotografoj çdo gjë të bukur, fotografia është fantastike. Pikturoj çdo formë të bukur, ajo është e mrekullueshme". Fotografi-piktor të lë pa fjalë, një tis misticizmi e përshkon rrëfimin... por ndalet me kaq. Të lë të kuptosh se frymëzimi është hyjnor, nuk ka të bëjë me asgjë tokësore. E ka gjetur atë, në Kroaci, Slloveni, Zvicër, Austri, Gjermani, Holandë, Luksemburg, Francë e një varg të tërë shtetesh... por në krye mbetet gjithnjë Shqipëria. "E ndiej mallin sapo largohem. Akoma nuk kam parë një vend më të bukur se tonin", thotë.
Lëviz e vështrimi hera herës i vërtitet rrugës, kalimtarëve. Ai nuk është mësuar të rrijë gjatë me një të panjohur e as të flasë shumë për artin e tij.
Karriera e tij ka nisur si operator filmash... Ka xhiruar mjaft dhe periudhën në ish-Kinostudion "Shqipëria e re" e kujton me mjaft nostalgji... Një kalim rrugëve të artit. Kjo është jeta e tij. Përherë në kërkim të së bukurës, "sepse ajo është vetë jeta". Edhe një herë do t‘i thotë mirupafshim Tiranës, sepse në Gjermani e pret një ekspozitë. Mes 101 pikturave të kohëve të fundit, ka vendosur të përzgjedhë 39 prej tyre. Është e para ekspozitë në pikturë. Por nuk ka frikë. Është i bindur se do të shkojë shumë mirë. Në anën tjetër e pret një miku i tij piktor. Ai ka organizuar gjithçka. Edhe një herë endje në Gjermani. Më pas nuk i dihet. Ai vepron sipas instinktit, frymëzimi i dikton vendndodhjen.