Një institut fantazmë certifikon 100 ekspertë kontabël
Një javë më parë, Instituti IKCEKA certifikoi 100 ekspertë kontabël të autorizuar, duke shkelur ligjin. Nga ana tjetër, këto certifikata nuk do të jenë të vlefshme, sepse çdo fillim viti del një listë nga IEKA me të gjithë personat që kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të autorizuar. Ceremonia që u zhvillua të dielën e kaluar ishte mjaft e besueshme për të gjithë. Në të ishin të pranishëm një deputet i Partisë Demokratike, si dhe nënkryetari i Parlamentit Evropian.
Nënkryetari i Parlamentit Evropian, zoti Aleksandër Biberaj, në fjalën që mbajti në këtë ceremoni theksoi se këtij aktiviteti ia ka hapur rrugën një ligj i Parlamentit shqiptar dhe kjo ishte hera e dytë ku ai merrte pjesë në ndarjen e këtyre licencave për ekspertët kontabël të autorizuar.
Të gjithë mund të pyesin veten se çfarë ishte kjo ceremoni? Çfarë ishin ato diploma që u shpërndanë? Përse ishte i pranishëm eurodeputeti në një veprimtari të tillë?
Instituti IKCEKA ka për administrator zotin Azis Jata, ndërsa gjatë ceremonisë, fjalimin e rastit e mbajti një nga anëtarët e bordit të IKCEKA-ës, Lekë Mandreja, të cilin nuk e mori vesh njeri se çfarë donte të thoshte. Pasi tha që veprimtaria e IKCEKA-s është e ligjshme, pak minuta më pas thotë të kundërtën. Duke e nisur fjalinë e tij me mendimin se ekspertiza kontabël nuk është monopol, ai gënjen duke u mbushur mendjen të pranishmëve që kishin paguar nga 95 mijë lekë për çdo certifikatë dhe se ligji i ri parashikon që certifikimi i ekspertëve kontabël nuk është më monopol i një instituti.
"Ky është një profesion i lirë. Po ky institut është i regjistruar në QKR, është i vërtetë që është i çregjistruar nga kompjuteri, por kjo s‘do të thotë që është i paligjshëm. Ne kemi numër nipti, ka edhe markë, ndërsa paguan rregullisht detyrimet fiskale. Nuk është më kompetencë e QKR-së që të çregjistrojë, prandaj s‘ka pse të jetë i paligjshëm".
Më pas, zoti Mandreja e pohon se çregjistrimi nuk u prish punë, duke pranuar kështu se është një veprimtari e paligjshme e një instituti fantazmë, pa dokumente dhe pa regjistrim.
Çdo ekspert kontabël që certifikohet prej këtij instituti paguan nga 95 mijë lekë për tre muaj për kursin e ekspertëve kontabël të autorizuar.
Ndërkohë që tek IEKA, sipas rregullores, duhen tre vjet për ta marrë këtë licencë. Për të kuptuar më mirë me çfarë mashtrimi të madh publik kemi të bëjmë, gazetarët e "Fiks Fare" e kanë ndjekur këtë problem hap pas hapi.
E vërteta
Drejtori i QKR-së, zoti Tomi Kola sqaroi për "Fiks Fare" se IKCEKA është regjistruar më 26 maj 2008. Gjithashtu, kreu i QKR-së pohoi se regjistrimi ishte bërë vetëm gabimisht. Ata si QKR duhet të pajiseshin me një listë nga ministritë përkatëse nëse ka aktivitete të caktuara ekonomike që janë ekskluzivitet i shtetit. "Normalisht ne duhet të pajisemi me një listë nga të gjitha ministritë. Ne nuk kemi si ta dimë nëse nuk e kemi një listë të tillë. Përpara përgjigjes së Ministrisë së Financave vjen kërkesa, bëhet aplikimi dhe është shumë kollaj për ta regjistruar, se i vë dhe një sh.p.k. nga mbrapa dhe regjistrohet, nuk ke se ç‘i bën. Ministria e Financave sqaron se, instituti IEKA është i vetmi i autorizuar, atëherë ne duke pasur këtë dhe në mbështetje të ligjit tonë, e çregjistrojmë dhe çregjistrimi është bërë më 03.07.2008. Ky është subjekt i çregjistruar. Nëse personi shkon nëpër vende të tjera me certifikatën që ka marrë te ne, por që në fakt është i çregjistruar, ai bën gabim, nuk ka të drejtë të ushtrojë aktivitet", theksoi drejtori i QKR-së.
Për më shumë informacion pyetëm presidenten e IEKA-s, zonjën Diana Golemi, e cila sqaron se vetë ata e kanë denoncuar institutin IKCEKA si të paligjshëm, dhe e kanë ndjekur këtë çështje derisa është çregjistruar nga QKR-ja.
Duke qenë se profesioni i ekspertit kontabël të autorizuar është një profesion i rëndësishëm, në mbrojtje të interesit publik, dhe i rregulluar me ligj, pra me vendimin e qeverisë nr. 150 i vitit 2000.
Gjithashtu, zonja Golemi u bëri thirrje të gjithë personave që janë regjistruar pranë IKCEKA, se licenca e tyre për pjesën e ekspertit kontabël të autorizuar nuk do të ketë asnjë vlerë.
Mashtrimi ka marrë përmasa të mëdha, jo se ishte i pranishëm dhe pjesëmarrës një nga deputetët e PD-së, por sepse themelues i këtij instituti të paligjshëm është drejtori i auditimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Auditimit, zoti Azis Jata.