Ekonomia shqiptare, ne nje moment pozitiv Nga Ardian Fullani*
Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise mori ne shqyrtim dhe miratoi raportin mujor te politikes monetare. Pasi u njoh me zhvillimet me te fundit ekonomike e monetare ne vend, si dhe ne vijim te diskutimeve mbi ecurine e pritshme te tyre ne te ardhmen, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit, ne nivelin 5.00 per qind. Ne opinionin e Keshillit, kushtet monetare aktuale jane te pershtatshme per permbushjen e objektivit te inflacionit ne horizontin afatmesem dhe per mbeshtetjen e aktivitetit ekonomik ne vend. Me lejoni ne vijim te bej nje pasqyre te zhvillimeve ekonomike, si dhe te ceshtjeve kryesore te diskutuara ne mbledhjen e sotme.
* * *
Te dhenat me te fundit nga ekonomia boterore konfirmojne momentin pozitiv te aktivitetit ekonomik ne ekonomite e zhvilluara dhe ato ne zhvillim. Me gjithe terheqjen graduale te stimujve fiskale e monetare, rritja ekonomike ka qene e qendrueshme, si pasoje e gjallerimit te kerkeses se sektorit privat ne vendet ne zhvillim. Nga ana tjeter, kerkesa e shtuar ka nxitur rritjen e cmimeve te lendeve te para, te mallrave baze dhe te artikujve ushqimore, duke ndikuar ne zhvendosjen e presioneve inflacioniste ne kahun rrites. Megjithate, inflacioni i cmimeve te konsumit ne nivel boteror mbetet ende i permbajtur, per sa kohe qe ekonomite e medha vazhdojne te karakterizohen nga rritje ekonomike nen potencial. Tregjet financiare boterore jane duke u permiresuar, por ato jane ende mjaft te ndjeshme ndaj perspektivave fiskale te ekonomive te vecanta dhe ndaj tensioneve ne eurozone. Gjithashtu, keto tregje shfaqin nje vemendje krahasimisht te ulet per vendet e Evropes Juglindore, ku ben pjese edhe Shqiperia. Ne teresi, rritja ekonomike boterore pritet te mbetet ne nivele te larta edhe per periudhen ne vazhdim, duke kontribuar gjithashtu ne nxitjen e presioneve inflacioniste dhe duke rritur vemendjen e autoriteteve monetare ndaj ekuilibrave makroekonomike. Zhvillimet ekonomike e monetare ne vend kane vijuar te prodhojne nje ambient me presione te kontrolluara inflacioniste. Inflacioni vjetor ne muajin janar 2011 rezultoi 3.3%, duke rene me 0.1 pike perqindjeje ne krahasim me dhjetorin e vitit 2010. Renia e inflacionit ne muajin janar eshte diktuar teresisht nga efekti statistikor i shuarjes se ndikimit rrites ne inflacion te disa cmimeve te administruara. Nga ana tjeter, mallrat ushqimore dhe nafta kane pasur nje rritje te ndjeshme cmimesh, si pasoje e rritjes se cmimeve ne tregjet boterore. Keta faktore kane dhene nje kontribut prej rreth 80 per qind ne formimin e shifres se inflacionit. Rritja e cmimeve te produkteve bujqesore ka prekur me shume shtresat me te ardhura te uleta te shoqerise shqiptare. Ashtu sic e theksova edhe me pare, presionet inflacioniste ne vend kane natyren e goditjeve afatshkurtra te ofertes, ndersa inflacioni i gjeneruar nga kerkesa e brendshme eshte i ulet, sic reflektohet edhe ne ecurine relativisht te qendrueshme te inflacionit baze. Kjo ecuri kushtezohet nga ekzistenca e kapaciteteve te pashfrytezuara ne ekonomine shqiptare si dhe ekspansioni i kontrolluar monetar dhe pritjet e ankoruara inflacioniste te konsumatoreve, te biznesit e te agjenteve te tregut financiar. Banka e Shqiperise gjykon se, ne vija te pergjithshme, keta faktore do te vazhdojne te jene te pranishem edhe gjate vitit 2011. Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise ne parashikimin e inflacionit ne te ardhmen ka faktorizuar edhe parashikimet e deritanishme te Fondit Monetar Nderkombetar dhe Organizates Boterore te Ushqimit per ecurine e naftes dhe mallrave ushqimore. Ne mungese te goditjeve te shtuara dhe te paparashikueshme nga ana e ofertes apo te shfaqjes se fenomeneve zinxhir te raundit te dyte, ecuria e inflacionit pritet te jete ne linje me objektivin e Bankes se Shqiperise. Ne vijim te fjales time do te paraqes nje analize me te detajuar te zhvillimeve aktuale e te pritshme ne ekonomine shqiptare e ne tregjet financiare, duke vleresuar edhe implikimet e tyre per ecurine e pritur te inflacionit te cmimeve te konsumit.
Aktiviteti ekonomik
Ne mungese te te dhenave direkte dhe duke gjykuar mbi nje sere treguesish te terthorte, Banka e Shqiperise vlereson se ekonomia shqiptare ka vijuar te rritet edhe gjate tremujorit te katert te vitit 2010. Rritja ekonomike eshte mbeshtetur kryesisht nga kerkesa e huaj per eksportet shqiptare. Megjithate, edhe kerkesa e brendshme ka shfaqur shenja gjallerimi se fundi, sikurse deshmohet nga ecuria pozitive e kredise bankare, nga tregues indirekte te konsumit, si dhe nga permiresimi i treguesit te ndjesise ekonomike te biznesit e konsumatorit shqiptar. Konsumi dhe investimet private, dy perberesit me te rendesishem te kerkeses agregate, kane pasur nje ecuri te ngadalte gjate vitit 2010. Megjithese te ardhurat e disponueshme te konsumatorit shqiptar vleresohet te jene rritur ne terma reale, pasiguria e larte dhe kushtet e shtrenguara te kreditimit te aplikuara nga sistemi bankar kane frenuar konsumin ne vend. Nga ana tjeter, biznesi shqiptar eshte perballur me nje kerkese te pamjaftueshme per shfrytezimin e plote te kapaciteteve te tij, si dhe me nje rritje te kostos se financimit. Kjo ecuri eshte ndjere me shume ne sektore te caktuar te ekonomise, si ndertimi, i cili mbeshtetet teresisht ne kerkesen e brendshme, dhe me pak ne sektore te tjere, si industria, e cila gjeneron nje pjese me te madhe te aktivitetit te saj nga kerkesa e huaj. Ne keto rrethana, ritmi i investimeve ka qene relativisht i ulet, krahasuar me vitet e meparshme. Banka e Shqiperise vlereson se konsumi dhe investimet ne vend do te kene nje ecuri me te mire gjate vitit ne vazhdim. Kushtet e financimit te kerkeses se sektorit privat paraqiten te permiresuara, nderkohe qe primet e rrezikut ne tregjet financiare paraqiten me te uleta dhe pasiguria per te ardhmen duhet te vije ne renie. Gjithashtu, ndikimi i pritur pozitiv i kerkeses se huaj dhe i politikes fiskale gjate vitit 2011, pritet te stimulojne kerkesen e brendshme. Korrektimi i sjelljes fiskale eshte shoqeruar me nje kontribut me te ulet ne rritjen ekonomike pergjate vitit 2010. Keshtu, shpenzimet publike jane tkurrur me rreth 5% ne terma vjetore, ndersa deficiti buxhetor eshte ulur me rreth 4 pike perqindjeje te PBB-se. Banka e Shqiperise e ka theksuar gjithnje se qendrueshmeria fiskale eshte nje parakusht themelor per nje rritje afatgjate ekonomike. Ne kete kontekst, ne mendojme se respektimi i objektivave te buxhetit per deficitin buxhetor dhe huamarrjen publike gjate vitit 2011 do te jape nje kontribut pozitiv ne zhvillimin ekonomik te vendit. Ruajtja e niveleve relative te deficitit buxhetor do te eliminoje ndikimin negativ direkt ne rritjen ekonomike, ndersa nivelet relativisht te uleta te huamarrjes publike do te ndikojne ne kontrollin e normave afatgjata te interesit dhe uljen e primeve te rrezikut ne tregjet financiare. Keto zhvillime u manifestuan gjate gjysmes se dyte te vitit 2010 dhe pritet te nxitin kerkesen e brendshme edhe gjate vitit te 2011. Sektori i jashtem i ekonomise ka vijuar te karakterizohet nga nje kontribut pozitiv, por ne renie, i kerkeses se huaj ne rritjen ekonomike. Ritmi i korrektimit te deficitit tregtar eshte zbehur ne kete tremujor. Deficiti tregtar eshte ulur me 1.2% kundrejt normave dyshifrore te korrektimeve te regjistruara ne gjashtemujorin e pare te vitit 2010. Kjo ecuri e deficitit tregtar eshte percaktuar kryesisht nga pershpejtimi i importeve, te cilet shenuan nje rritje vjetore prej 10.8% ne tremujorin e katert te vitit 2010, duke regjistruar njekohesisht rritje per te tretin tremujor radhazi. Nga ana tjeter, eksportet shqiptare u rriten me 48.8% ne terma vjetore, duke ruajtur ritme te larta rritjeje. Banka e Shqiperise gjykon se ekonomia shqiptare do ta kete te veshtire te ruaje te njejtat norma rritjeje te eksporteve edhe gjate vitit 2011; nder te tjera ky parashikim reflekton faktoret e perkohshem qe ndikuan ne rritjen e vitit 2010 dhe eshte ne linje me ecurine e ekonomise boterore dhe me efektet baze statistikore. Megjithate, kerkesa e huaj pritet te jape nje kontribut pozitiv ne rritjen ekonomike edhe gjate vitit 2011.
Treguesit monetare, tregjet financiare dhe inflacioni
Ecuria e treguesve monetare vazhdon te prodhoje presione te kontrolluara inflacioniste me natyre monetare ne ekonomine vendase. Oferta monetare u rrit me 12.5% ne muajin dhjetor te vitit te kaluar, duke reflektuar ecurine e mire te depozitave te sistemit bankar gjate gjithe gjysmes se dyte te ketij viti. Vleresimet tona tregojne se zgjerimi monetar eshte ne perputhje me kerkesen e sektorit privat te ekonomise per para reale. Ecuria e mire e aktivitetit ekonomik dhe primet ne renie te rrezikut jane reflektuar edhe ne rritjen e kerkeses per kredi te sektori privat. Parametrat e kenaqshem te sistemit bankar ne terma te likuiditetit dhe te kapitalizimit kane mundesuar nje mbeshtetje me te madhe te sektorit privat me kredi bankare. Ne muajin dhjetor, rritja e kredise per sektorin privat shenoi 10.6% ne terma vjetore. Pertej bizneseve private, te cilet kane qene perdoruesit kryesore te financimit me kredi gjate vitit 2010, sinjale pozitive vijne edhe nga konsumatoret, kerkesa per kredi e te cileve eshte rritur ne tremujorin e fundit te vitit te kaluar. Tregjet financiare jane karakterizuar nga prime ne renie te rrezikut dhe te likuiditetit, reflektuar ne renien e metejshme te "yield"-eve ne tregun primar dhe te normave interesit ne tregun e depozitave e kredive ne leke. Ne tregun nderbankar, normat afatshkurtra te interesit kane qendruar prane normes baze te interesit dhe kane shfaqur luhatshmeri te ulet. Tregtimi i valutes ne tregun vendas ka qene gjithashtu i qete. Leku ka vijuar te nencmohet ne terma nominale vjetore kundrejt monedhave te huaja, por me ritme me te buta krahasuar me vitin 2010.
* * *
Duke vene ne balance informacionin e permbledhur me siper, Keshilli Mbikeqyres vleresoi se presionet inflacioniste ne periudhen afatmesme mbeten te kontrolluara. Ecuria e cmimeve te konsumit ne te ardhmen pritet te jete nen presionin e rritjes se cmimeve ne tregjet boterore, por, ne mungese te efekteve te raundit te dyte, ndikimi i tyre pritet te jete kalimtar. Nga ana tjeter, kerkesa ende e pamjaftueshme do te vazhdoje te kushtezoje nivele nen potencial te shfrytezimit te kapaciteteve ne vend, duke ushtruar presione ne kahun renes mbi inflacion. Pritjet inflacioniste vazhdojne te jene te ankoruara rreth objektivit te Bankes se Shqiperise per inflacionin. Ne mungese te goditjeve te papritura, inflacioni pritet te jete afer objektivit te Bankes se Shqiperise ne periudhen afatmesme. Banka e Shqiperise, ne vazhdim, do te monitoroje natyren e ketyre goditjeve te jashtme dhe percjelljen e tyre ne cmimet ne vend, per te reaguar ne kohe me qellim eliminimin e presioneve te qendrueshme inflacioniste. Ne perfundim te diskutimeve, Keshilli Mbikeqyres doli ne perfundimin se kushtet monetare paraqiten te pershtatshme per respektimin e objektivit te inflacionit ne periudhen afatmesme dhe vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit, ne nivelin 5.00 per qind.