E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qytetarët e Kukësit dhe të të gjithë Shqipërisë ndjehen të turpëruar nga çekuilibri mendor i Edvinit”

Sulmet e PS ndaj rrugës Durrës-Kukës, reagon PD Partia Demokratike reagoi ndaj sulmeve të vazhdueshme që Partia Socialiste i ka adresuar rrugës së kombit, Durrës-Kukës-Morinë. Deputeti i PD, Flamur Noka deklaroi dje se, “armiku më i egër i rrugës së Kombit, Edvin Rama, guxoi sërish të sulmojë një prej arritjeve më të suksesshme dhe një prej krenarive më të mëdha të qeverisë Berisha dhe të mazhorancës sonë”. “Duke keqpërdorur deputetët e tij, kryetari  Partisë Socialiste po shfryn përsëri gjithë vrerin e tij kundër rrugës Durrës-Kukës, gjë që e ka bërë sistematikisht, që kur nisën punimet për ndërtimin e saj. Jo vetëm qytetarët e Qarkut të Kukësit, për të cilët kjo vepër e jashtëzakonshme ka qenë një rilindje e vërtetë, por çdo shqiptar këtej e andej kufirit, ndihet i lënduar dhe i turpëruar për gjendjen e çekuilibruar të zotit Rama”, u shpreh Noka. Sipas tij, duke bërë transparencën përballë Edvinit, shkarja në një segment të tunelit po riparohet me shpejtësi, por kriza dhe shembja e tij politike, morale dhe psikologjike janë bërë tashmë të pandreqshme. “Edvin Kristaq Rama dhe të gjithë pinjollët e tjerë të bllokut janë të pashpresë në përpjekjet e tyre për të baltosur dhe nxirë sukseset e kësaj mazhorance në këto katër vjet, aq më tepër kur flitet për kryeveprën e mandatit tone të parë qeverisës, rrugën Durrës-Kukës. Ne e kuptojmë shumë mirë krizën psikike të zotit Rama dhe të bllokmenëve të tjerë të rinj, të cilët në çdo gjë që thonë dhe bëjnë pas 28 qershorit, përpiqen të fshehin dëshpërimin e humbjes së tyre në zgjedhje, por ajo që mund t’ju themi është se janë të pashpresë në këtë rrugë që kanë zgjedhur”, deklaroi më tej, deputeti demokrat, Flamur Noka....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›