“Ekonomia shqiptare, pse i rezistoi krizes globale”
Ndonese ekonomia boterore kaloi nje periudhe te veshtire krize, ekonomia shqiptare ia doli me se mire te evitoje kete krize, duke shenuar rritje. Pohimin e beri mbreme kryeministri Sali Berisha ndersa mori pjese ne celjen e panairit te biznesit gjerman- austriak-zviceran. Ky eshte panairi i trete qe organizon Bashkimi i Dhomave te tregtise dhe Industrise ne Shqiperi dhe ne te merrnin pjese edhe ambasadori austriak, ai gjerman, si dhe zevendesambasadori zviceran, por edhe perfaqesues e drejtues te bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise te Shqiperise, biznesmene shqiptare dhe te huaj, etj. “Ekonomia ne teresi kaloi dhe po kalon akoma nje periudhe, por ajo qe eshte e vertete inkurajuese, ekonomia shqiptare ia doli te evitoje me mire se ekonomite e tjera krizen ekonomike dhe financiare boterore. Ajo e mbylli vitin e kaluar me nje rritje ekonomike rreth 4 %”, - vecoi Berisha. Kurse vleresoi se rritja ekonomike ka nje fillim shume premtues dhe ne tre muajt e pare te ketij viti. Po ashtu shefi i qeverise vuri ne dukje se eksportet “Made in Albania” jane dyfishuar ne vlere, depozitat bankare po rriten dhe raporti i tyre me kreditin bankar eshte pothuajse dy me nje. “Pra sistemi financiar i vendet eshte plotesisht likuid, por edhe te gjithe treguesit e tjere te ekonomise po ecin me nje kahje te shpejte pozitive”, - tha Berisha duke vleresuar ne kete kuader se “ky realitet nuk vjen ngaqe ekonomia shqiptare nuk ndjek oren globale te ekonomise boterore, por ekonomia shqiptare rezistoi dhe performoi mjaft mire ne kete periudhe krize sepse eshte e vendosur ne binare te shendoshe, ne parime te shendosha”. Sipas Berishes kjo erdhi edhe sepse ekonomia shqiptare “rendon me pak se cdo ekonomi tjeter me taksa dhe tarifa bizneset e vendit”.
Lehtesirat investitoreve
Kryeministri siguroi se qeveria shqiptare, do te vazhdoje te beje cdo perpjekje, te ndermarre cdo iniciative dhe vendim qe te lehtesoje veprimtarine e investitoreve ne Shqiperi. “Do te bejme cdo perpjekje qe te konsolidojme me tej suksesin tuaj, do te bejme cdo perpjekje per tu bere nepermjet reformave dhe funksionimit te shtetit ligjor gjithnje e me terheqes per ju dhe investitoret nga vendet tuaja”, - tha mbreme Berisha ne celjen e panairit.