E Diel, 1 Nëntor 2026

Zviceranet e “Rudana”, firmosin per 4 miliarde euro investime

Blerina Hoxha
Ne sektorin e energjetikes dhe infrastruktures ne vendin tone, do te investohen ne kater vitet e ardhshme 4 miliarde euro, sipas nje memorandumi mirekuptimi, te nenshkruar dje ndermjet ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes, Dritan Prifti dhe grupit zviceran, “Rudana investment”. Investimi sipas atashimeve ne marreveshje do te gjeneroje rreth 1000 MGW energji nga rreth 1600 MW qe jane te instaluara aktualisht. “Eshte nje marreveshje e cila parashikon qe ne 4 vitet e ardhshme ne Shqiperi, nga ky grup te investohen rreth 4 miliarde euro. Nje pike e marreveshjes eshte qe grupi “Rudana investment” do te investoje per te ndertuar rreth 1000 MW kapacitete te reja te prodhimit te energjise elektrike nga uji, pra hidrocentrale”, tha ministri Prifti dje gjate nenshkrimit te marreveshjes. Keshtu marreveshja e investimit perfshin ndertimin e nje rafinerie te re ne Porto Romano; shprehet interesi per privatizimin e “Albpetrol”-it; flitet per ndertimin e nje qyteze te re, dhe flitet per ndertimin e nje porti te ri ne qytetin e Vlores ose privatizimin e atij ekzistues”,- tha Prifti. “Jemi takuar me kryeministrin Berisha dhe kemi marre garanci per klime miqesore investimesh ketu. Bazuar ne projektet qeveritare ne do te investojme ne energjetike, gaz e nafte, infrastrukture dhe drejtime te tjera”, tha Annie Salem, zv/drejtor i “Rudana Invesment Group”. Ai tha se, kompania prej gati dy vjetesh eshte duke ndjekur zhvillimin ekonomik te Shqiperise dhe shprehu besimin per sukses ne projektet qe ata do te ndermarrin ne vendin tone. Prifti iu pergjigj interesit te mediave te pranishme lidhur me ndertimin e 1000 MW kapacitet te ri energjetik, se ku do te ndertohet ky kapacitet. Ministri Prifti deklaroi se, aktualisht ne Shqiperi ka hapesire, pervec koncensioneve qe jane dhene, per ndertimin e 2000-2200 MW kapacitet energjetik ne hidrocentrale, duke permendur vetem dy projekte, ate te Vjoses prej 700 MW dhe te Skavices prej 350 MW. “Hapesirat per investime jane mese te pranishme ne Shqiperi. Ky fond do te shohe jo vetem projektet e reja per investime, por dhe koncesionet ekzistuese ku investitoret aktuale nuk kane mundesi te perfundojne investimet. Pra, do te jete i hapur dhe per te bere marreveshje me kompanite qe kane koncesione ekzistuese, per te perfunduar investimet e tyre”, u shpreh Prifti. Ministri i Ekonomise e ka nenshkruar marreveshjen ne emer te qeverise shqiptare, i cili konsiderohet nje hap i rendesishem per te sjelle sa me shume investime te huaja direkte ne vend, dhe garantoi kompanine “Rudana Invesment Group” per mbrojtjen dhe mbeshtetjen e investimeve.
“Rudana Investment Group” eshte nje kompani zvicerane, kryesisht perfaqesuese e nje konsorciumi investitoresh te vendeve te Gjirit Persik, por edhe investitoresh evropiane.
Linjat e investimit nga “Rudana Investment Group”
Ndertimin e nje rafinerie te re ne Porto Romano;
Ndertimi e nje qendre te observimit te hapesires dhe te tokes ne Shqiperi;
Ndertimin e nje qyteze te re, me nje teknologji te re dhe duke respektuar ambientin, vendi i ndertimit te se ciles do te percaktohet nga qeveria shqiptare ne te ardhmen;
Kompania “Rudana Invesment Group” shprehu interes per privatizimin e kompanise “Albpetrol”.
Nje tjeter pike qe permban memorandumi ne fjale, ka te beje me ndertimin e nje porti te “Rudana Invesment Group” angazhohet per te investuar ne projekte financiare, te cilat do t’i perzgjedhe qeveria shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›