BERZH, mbeshtet zhvillimin e leasing-ut ne Shqiperi
Qiraja financiare (leasing) ndonese jo shume e zhvilluar ne vendin tone, po gjen mbeshtetjen e investitoreve. BERZH-i po mbeshtet zhvillimin e sektorit te leasing, ne Shqiperi me nje hua prej 1milion euro per shoqerine “Landeslease”, e cila do te perdoret nga shoqeria per te zgjeruar sherbimet e saj per ndermarrjet e vogla dhe te mesme (NVM). Ne nje periudhe ku bizneset perballen me mundesi te limituara per mekanizma financues, leasing sherben si nje burim alternativ financimi per zhvillimin e NVM-ve, te cilat jane vendimtare ne transformimin strukturor te ekonomise. Sektori i leasing ne Shqiperi eshte akoma ne fazat e hershme te zhvillimit duke perfaqesuar vetem nje per qind te PBB-se se vendit. E krijuar ne vitin 2005, “Landeslease” eshte shoqeria e pare e leasing e pavarur ne Shqiperi. Shoqeria po perqendrohet kryesisht ne ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe ka eksperienca te shkuara ne leasing per automjetet, pajisjet dhe makinerite. Linja e kredise se BERZH-it do te ndihmoje “Landeslease” te zgjeroje bazat e saj te financimit dhe do te mbeshtese shoqerine ne aktivitetin e saj per te siguruar mjete financuese me te arsyeshme per NVM-te ne Shqiperi. Gjithashtu, projekti do te sherbeje si nje shembull pozitiv per shoqerite e reja leasing per te konsideruar hyrjen ne tregun shqiptar, duke rritur zhvillimin e sektorit te leasing. “Nepermjet kesaj marreveshjeje, BERZH po ndihmon “Landeslease” te zgjeroje portofolin e saj per leasing dhe te permiresoje mundesine e financimit per ndermarrjet e vogla dhe te mesme ne Shqiperi” u shpreh Daniel Berg, drejtor i Zyres se BERZH-it ne Tirane. BERZH zoterohet nga 61 shtete dhe dy institucione nderqeveritare dhe mbeshtet zhvillimin e ekonomive te tregut dhe demokracive ne shtetet nga Evropa Qendrore ne Azine Qendrore.