E Shtunë, 31 Tetor 2026

OECD:Bota po kërcënohet nga kriza në Eurozonë

Në një raport të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, (OECD), të publikuar katër ditë para takimit të udhëheqësve të G20, parashikohet një ngadalësim i ndjeshëm i ekonomisë së Eurozonës në muajt e parë të vitit 2012. Sipas raportit, ekonomitë e zhvilluara në Eurozonë janë duke hyrë në një fazë të ngadalësimit me ritëm të shpejtë të aktivitetit ekonomik, madje një pjesë e vendeve të bllokut me 17 anëtarë do kalojnë në recesion.

Në këta raport OECD-së parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto në Eurozonë, për vitin 2012 të rritet me vetëm 0.3 për qind dhe kjo është një vlerë shumë më e vogël nga parashikimi për rritje 2 për qind që u bë në raportin e muajit maj. Organizata ka reduktuar në masë të madhe edhe parashikimin për Prodhimin e Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara.
 

Sipas saj, ekonomia e parë e botës do të rritet me vetëm 1.8 për qind në vitin e ardhshëm, kundrejt parashikimit për rritje 3.1 për qind të bërë në raportin e muajit Maj. “Një përkeqësim në kushtet financiare me madhësinë e vërejtura gjatë krizës globale të viteve 2007-2009 mund të çojë në rënie deri me 5 për qind deri në gjysmën e dytë të vitit 2013 për ekonomitë kryesore të OECD-së”, thotë organizata me qendër në Paris.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›