E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia/Greqia buzë humnere, rrezikon të mos marrë kredinë prej 12 mld euro nga trojka

28-05-2011 / Gazeta 55

Kolapsi ekonomik nuk largohet prej fqinjit tonë jugor. Greqia është në rrezik që të mos marrë pjesën e pestë të 12 miliardë eurove të kredisë nga ndërkombëtarët gjatë muajit të ardhshëm. Shkak për këtë është bërë marrëveshja politike në vend, gjë të cilën e ka theksuar edhe komisioneri europian Olli Rehn, i cili theksoi se koha po mbaron dhe për këtë duhet arritur marrëveshja sa më parë.


Ndërsa në vend vijojnë protestat e qytetarëve kryesisht në Selanik dhe Athinë, Kryeministri Papandreu nuk mundi të sigurojë konsensusin e nevojshëm politik ndërpartiak, kërkuar si kusht nga trojka për livrimin e parave por edhe akordimin e një kredie të re prej 60 miliardë eurosh për evitimin e falimentimit të vendit dhe vazhdimin e reformave.


Mediat greke raportojnë se mbledhja e krerëve partiakë, nën kryesinë e Presidentit  Karolos Papulias, përfundoi pa rezultat.


“Do të vazhdojmë përpjekjen e konsensusit kombëtar për të mirën e vendit me një synim: të shpëtojmë atdheun por dhe ta ndryshojmë rrënjësisht”- mësohet të jetë shprehur kryeministri grek Jorgo Papandreu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›