E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomistet greke kerkojne ndryshim te kushteve te programit

Ekonomistët grekë shprehen se programi i qeverisë kundër krizës ka qenë larg realitetit dhe për këtë qeveria e ardhshme duhet të insistojë në ndryshimin e kushteve.
Sipas ekonomistit Yanis Varoufakis, një qeveri e koalicionit që do të formohet në ditët në vijim duhet të ketë si prioritet në radhë të parë rinegocimin e kushteve të marrëveshjes me ndërkombëtarët.
“Ajo që ata duhet të bëjnë është thjeshtë të thonë në mënyrë kategorike se kushtet aktuale të shpëtimit dhe ato të kaluara janë jashtë realitetit ekonomik”.

Në fakt këto ditë po diskutohet për një lëshim të këtyre kushteve të programit grek. ShBA, që janë edhe një nga anëtaret më të mëdha të FMN janë shprehur se mbështesin diskutimet për një rishikim të programit të shpëtimit, por kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar edhe në samitin e G20 në Meksikë se cdo lirim i kushteve të premtuara Greqisë për reformat do të ishte e papranueshme.

“Gjermania e bën gjithmonë të qartë se nuk ka liri veprimi. Ata vazhdimisht thonë jo, jo , jo dhe në fund thonë po, në momentin kur të tjerët janë gati të shpërthejnë. Fatkeqësisht ata do të shtrëngojnë kushtet e planit të shpëtimit dhe arsyeja përse them për fat të keq është sepse problemi me termat dhe kushtet e shpëtimit nuk janë në lartësinë e duhur”.

Sipas ekonomistit Varoufakis, strategji të reja do tu kërkohen Bankës Europiane të investimeve dhe BQE.

“Për dy vite Europa jonë e madhe dhe e mirë kanë bërë deklarata mbi atë se cfarë duhet të bëjmë por efektivisht ajo që kemi bërë nuk është asgjë në realitet. Po prezantojnë masa që po japin forca centrifugale në Europë, një tjetëtr xhiro duke shkaktuar një shpërbërje më të thellë në Europë. Ajo që ata duhet të bëjnë tani është t’i japin fund kësaj lidhjeje mes falimentimit bankar dhe atij shtetëror dhe më tej të lëvizin pjesën e borxhit përmes një programi investimesh të drejtuara nga Banka Europiane e Investimeve dhe BQE”.

Nëse i bëjnë këto atëherë nuk do të ketë më një Eurozonë për të cilën të flitet për të ka thënë Varoufakis.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›