E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk do te kete rinegocim te kushteve per Greqine

Nuk flitet për ndryshime thelbësore të marrëveshjeve mbi shpëtimin e Greqisë por ka mundësi për një masë më fleksibël në skadimin e borxheve. Kështu ka deklaruar kreu i Eurogrupit Jean Claude Juncker në përgjigje të lajmeve në qarkullim për një ndryshim të kushteve të programit grek të kursimeve.

Recesioni në Greqi është më i thellë se sa parashikimet dhe mund të mendohet për skadim të afateve më të zgjeruara për rimbursimin e borxheve. Gjithsesi varet nga Greqia se nuk mund të mendohet për një rishikim të të gjithë programit.
Këto deklarata vijnë pas një bisede telefonike me Juncker dhe liderit të të djathtëve Samaras, i konsideruar si kryeministri i ardhshëm i Greqisë.

Kështu për Greqinë nuk do të ketë asnjë modifikim thelbësor të programit të ndihmës për vendin dhe asnjë rinegocim të kushteve, e vetmja tolerancë në këtë drejtim lidhet me shtyrjen e kohës për reformat dhe kthimin e borxheve.
Në pritje të krijimit të një qeverie të re pas fitores së të djathtëve grekët po rikthejnë në filialet bankare greke eurot e tërhequra më parë nga frika e daljes së vendit nga Eurozona. Qytetarët kanë tërhequr deri në 800 milionë euro nga bankat kryesore të vendit cdo ditë përpara votimeve nga frika se një fitore e të majtëve do të mund të rikhtente në qarkullim dhrahminë. Sipas Reuters bankierët grekë thonë se hemorragjia po ndalet. Një bankë greke që humbi deri në 30 milionë euro një ditë përpara zgjedhjeve, ka parë një ndryshim të trendit që nga dita e djeshme. Rreth 15 milionë euro në kesh janë kthyer thonë bankierët. Që nga viti 2010 bankat greke kanë humbur nga depozitat rreth 80 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›