Ekonomisti i firmës, pas rrëmbimit të Remziut njoftuam policinë
09/09/2009 Procesi “Remzi Hoxha”
TIRANË - Astrit Sula 71 vjeç, ish - ekonomist i firmës së duraluminit, që e drejtonte Remzi Hoxha, ishte dje dëshmitar në sallën e gjyqit. Seanca gjyqësore kundër të pandehurve akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës dhe torturimin e Avdyl Loshaj e Ziso Kristopullit, pati si protagonist të djeshëm vetëm një dëshmitar. “Unë isha aty atë ditë. Po bëja inventarin. Për marrjen e Remziut më kanë njoftuar punëtorët. Ata më thanë se Remziun e morën disa persona me makinë dhe u larguan”. Kështu e ka nisur dëshminë e tij 71-vjeçari. Por ndërsa ka qenë i pranishëm, ai nuk ka parë as makinën dhe as personat që e morën Remzi Hoxhën. Dëshmitari tha se në momentin që doli për të parë, makina ishte larguar. Më pas ai përshkruan faktin se së bashku me familjarët ka vajtur e ka bërë denoncim në polici, për rrëmbimin e Remzi Hoxhës. Ish- ekonomisti shpjegon gjithashtu se dy orë pasi e morën Remzi Hoxhën, ka ardhur në punishten e duraluminit një tjetër makinë me dy persona brenda. Sula i përshkroi gjykatës karakteristikat e dy personave. Njëri prej tyre, sipas tij, ishte i shkurtër me flokë të rëndë dhe i shëndoshë. “Ky, tha dëshmitari, ka qenë personi që kontrolloi makinën”. Ndërsa personi tjetër, sipas tij, ishte një 25-vjeçar që ka qëndruar larg