Vdes mistershëm 54-vjeçarja, familjarët akuza mjekëve
09/09/2009 U vizitua një ditë më parë te mjeku, i diagnostikoi migrenë
Pritet raporti mjeko-ligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes
BERAT- Një 54-vjeçare nga një fshat i rrethit të Beratit ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë që familjarët ngarkojnë me përgjegjësi mjekun ku ajo ishte vizituar një ditë më parë, ndërkohë ekspertët mjeko-ligjor kanë kryer autopsinë për të mësuar shkaqet e vdekjes. Mamude Myrteli, 54 vjeçe, banore e fshatit Moravë në rrethin e Beratit mbërriti e vdekur në spitalin e qytetit, ndërkohë që nga hetimet e para dyshohet për një vdekje natyrale, ndërkohë që dy ekspertë mjeko-ligjor nga Tiranë kanë kryer autopsinë, rezultatet e së cilës do të nxjerrin në dritë shkaqet e plota të vdekjes. Familjarët që e kanë shoqëruar deklaruan se gruaja ishte ndjerë keq në banesën e saj ku dhe kish humbur ndjenjat dhe pasi është përmendur ishte ankuar për dhimbje të forta koke. Ata menjëherë janë nisur drejt spitalit të Beratit, por gjatë rrugës ajo ka ndërruar jetë. Trupi i 54-vjeçares nënë e katër fëmijëve është dërguar më pas për në morgun e spitalit ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Nga hetimet e para mjekët deklaruar se në trupin e gruas nuk janë vërejtur shenja dhune dhe asnjë anomali dhe dyshimet flasin për një vdekje të shkaktuar nga shkaqe natyrale. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i familjarëve Myrteli në fshatin Moravë. Ata akuzojnë bluzat e bardha të spitalit të Beratit për papërgjegjshmëri në rastin në fjalë. Ilmiu, bashkëshorti i 54-vjeçares dhe vëllai i tij Laveri akuzojnë mjekët se nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur gruas kur është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Sipas tyre, ditën e hënë 54-vjeçarja ish paraqitur në spital pasi kishte prej ditësh dhimbje koke dhe kishte pasur temperaturë të lartë. Gruaja kish kryer vizitën tek mjeku specialist ku dhe kishte marrë një recetë me ilaçe që sipas familjarëve ishin hape për sëmundjen e migrenës. Që mbrëmjen e ditës së hënë ajo mësohet se kish nisur të pinte ilaçet e dhëna nga mjeku specialist gjë të cilën e kish bërë dhe mëngjesin e djeshëm ku dhe gjeti vdekjen. Sipas familjarëve, vdekja e gruas ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekut, i cili sipas tyre nuk i kishte kërkuar të bënte asnjë grafi apo analizë të hollësishme duke u mjaftuar me fjalët e gruas se kishte dhimbje koke dhe një vizitë të thjeshtë. Për këtë bashkëshorti dhe kunati i saj që është dhe kryetari i shoqatës së romëve kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Nga verifikimi është mësuar se gruaja ish vizituar prej specialistit ku dhe ishte përcaktuar qartë se dhimbjet e kokës shkaktoheshin nga një migrenë për të cilën i kishte mbushur dhe një recetë, ilaçet e sa cilës gruaja i konsumoi vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme.
Ndërkohë që dhe pse mjekët hedhin dyshimet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale pritet përfundimi ekspertizës çka do të përcaktonte me hollësi vdekjen e 54-vjeçares.