“Deputetët pa mandat, nëse i shmangen betimit”
09/09/2009 Rregullorja e Kuvendit sqaron bojkotin e PS-së
Kuvendi i Shqipërisë pritet tu hyjë diskutimeve mbi interpretimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë për sa i takon rregullimit të raporteve të institucionit dhe të sapozgjedhurve të tij. Bëhet fjalë për nenin 4, pika 5 e kësaj rregulloreje, në të cilën përcaktohet deklarimi i mandatit të deputetit, nëse ai i shmanget betimit. “Drejtuesi i seancës, në këshillim me Sekretarinë e Përkohshme, deklaron mbarimin e mandatit të deputetit kur ai nuk pranon të betohet ose i shmanget betimit, dhe njofton menjëherë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në të. Burime nga Kuvendi sqarojnë se kjo do të jetë pjesë e një diskutimi të ditëve në vijim, për të bërë një interpretim juridik të këtij neni. Sigurisht që të 65 deputetët e PS-së, nuk do të përjashtohen për shkak të këtij neni, por ai do të jetë një arsye plus prej shumë të tjerave që do të nxisin këtë forcë politike ti rikthehet debatit politik në Kuvend. Deputetët e PS-së nuk morën pjesë as në seancën e djeshme parlamentare, duke humbur në këtë mënyrë pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit për marrjen e detyrës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë për mandatin katërvjeçar. Rregullorja e Kuvendit, në nenin 4, pika 4, thotë se “deputetët që mungojnë në seancën kur kryhet betimi, betohen në seancën më të parë në të cilën marrin pjesë”. Në këtë mënyrë edhe deputetët e PS-së do të mund të betohen në seancën më të parë që do të marrin pjesë. Nuk dihet sa do të zgjasë bojkoti që PS-ja do ti bëjë institucionit të Kuvendit, kur dihet se në rend të punimeve të tij që në fillim të legjislaturës janë parashikuar projekte të rëndësishme, që kërkojnë edhe votat e socialistëve për tu miratuar. Ky bojkot nuk mendohet të zgjasë shumë, referuar edhe apeleve të ndërkombëtarëve, zë të cilit si mazhoranca, edhe opozita, ia ka vënë veshin, për të mos përmendur përcaktimin në rregullore që përcakton humbjen e mandatit, nëse deputetët nuk e frekuentojnë sallën e Kuvendit për gjashtë muaj me radhë. Mospjesëmarrja në ceremoninë e betimit të deputetëve socialistë i pengon ata të jenë deputetë të ligjshëm të Kuvendit, duke humbur edhe pagën për sa kohë do të mungojnë në aktivitetet e Kuvendit.
Betimi i deputetëve
- Menjëherë pas verifikimit të mandateve deputetët ftohen të bëjnë betimin.
- Teksti i betimit është: “Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do ti bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të përpiqem me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.”
- Teksti i betimit lexohet nga drejtuesi i seancës dhe deputetët ftohen, një e nga një, të ngrihen më këmbë dhe të deklarojnë “betohem”.
- Deputetët që mungojnë në seancën kur kryhet betimi, betohen në seancën më të parë në të cilën marrin pjesë.
- Drejtuesi i seancës, në këshillim me Sekretarinë e Përkohshme, deklaron mbarimin e mandatit të deputetit, kur ai nuk pranon të betohet ose i shmanget betimit, dhe njofton menjëherë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deklarimi i mbarimit të mandatit botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.