E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i Albpetrol kontribut ne ekonomine shqiptare

Albpetroli është një kompani tepër fitimprurëse, një nga ndërmarrjet më të rëndësishme që ka luajtur një rol strategjik në ekonominë shqiptare, jo vetëm në të ardhurat që i siguron buxhetit të shtetit por edhe në zhvillimin e 7 qarqeve ku operon aktivitetin e tij. Janë këto vlerësimet e bëra nga drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Ferdinad Murati. Sipas tij me këto burime financiare dhe njerëzore që zotëron kjo kompani, me procesin e privatizimit kontributi që do t’i jap ekonomisë shqiptare do të jetë shumë herë më i madh.
“Me këto burime financiare dhe njerëzore kompania nëse brenda këtij viti do të të arrijë në prodhimin e 1milionë tonë naftë me grandet e shoqërisë që ka dhënë ofertën më të madhe prodhimi i albpetrolin dhe shoqërive koncesionare do të jetë shumë herë më i madh. albpetroli ka dhënë një kontribut të madh në buxhetin e shtetit, vetëm në 2011 ka derdhur në buxhetin e shtetit 32 milionë dollarë si tvsh, rent dhe sigurime shoqërore, ndërsa fitimi neto i kompanisë ka qenë rreth 36 milionë dollarë.Nga aktiviteti i Albpetrol nuk përfiton vetëm shteti po edhe pushteti lokal, u ka shlyer në formën e taksave detyrimet vendore deri në 1,2 milionë dollarë detyrime, ka rimbursuar fermerët e 1 milionë dollarë për shkak të aktivitetit që ushtron në pronat e tyre dhe rreth 200 mijë dollarë kanë përfituar punonjësit si ndihma ekonomike”.

Sipas drejtorit të Albpetrol, aktualisht vlera totale e kompanisë arrin në 480 milionë dollarë duke përfshirë këtu të gjitha puset , asetet, infrastrukturën, makineritë, pajisje e cdo gjë që përmban. Por kreu aktual i saj z.Murati sqaron edhe njëherë se në privatizim do të kalojnë vetëm një pjesë e këtyre objekteve dhe pajisjeve.

“Aktualisht Albpetroli ka në administrimin e vet rreth 1 mijë e 70 puse aktive, prodhon rreth 130 tonë vet dhe përfiton nga marrëdhëniet koncesionare rreth 350 tonë në ditë, ka rreth 560 asete të cilat do të shiten ndërsa puset , shehset e puseve dhe tokat do të jepen në përdorim kompanisë e cila do të marrë në administrim Albpetrolin është një kompani tepër fitimprurëse”.

Për drejtorin e kompanisë privatizimi i albpetrol ka qenë një nga privatizimet më të suksesshme por edhe më të vështira, për dy vjet kompania ka bashëkpunuar me kompaninë amerikane patton boggs për realizimin e të gjitha procedurave të privatizimit. Kjo konsulente ka konsideruar si ofertën më serioze për privatizim atë të konsorciumit amerikan të udhëhequr nga Vetro Energy, që ështe edhe oferta më e lartë prej 850 milionë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›