E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskluzive/ Memelli: “Bariç, trajneri i rinovimit të Kombëtares”

"Nëse fitojmë katër ndeshjet e fundit dalim kampionë të Norvegjisë", -kështu u shpreh sot për Albania-Sport, sulmuesi shqiptar i SK Bran, Migen Memelli. "Jemi vetëm dy pikë larg kryesueses Rozenborg, ndërkohë që e presim pas dy javësh në shtëpi. Nëse fitojmë, - vazhdon sulmuesi korcar, - ky do të ishte dhe titulli i parë kampion për Bran pas 43 vjetësh. Për herë të fundit e ka fituar titullin në vitin 1963".
Memelli e ka rigjetur kondicionin fizik pas dëmtimit disa javor dhe në ndeshjen e fundit të SK Bran kundër Odd Grendland të fituar 1-0 ka luajtur disa minuta duke zëvendësuar sulmuesin tjetër Bengt Saternes. "Megjithatë ende më mungon edhe ai 1% i kondicionit fizik që do të më lejonte të bëja dhe shpërthimet e zakonshme", - shton Memelli për Albania-Sport. Në këtë takim ka luajtur për 73 minuta edhe kosovari me pasaportë norvegjeze Adrian Gashi. "Është shumë i shpejtë dhe vrapon shuëm në fushë", jep mendimin e tij Memelli. "Këtu në Norvegji i pëlqejnë shumë trajnerët këtë tipa lojtarësh"
Memelli është një nga sulmuesit produktivë me skuadrën e tij. "Kam luajtur vetëm 730 minuta lojë dhe kam mundur të shnëojë dhjetë gola:
4 në Kupën e Norvegjisë, 4 në Kupën Uefa dhe 2 ne Ligën norvegjeze. Jo pak apo jo? Por po të kisha luajtur më shumë do kisha shënuar më shpesh gola", - "ankohet" paksa Memelli edhe ndaj aktivizimit jo të rregullt nga trajneri. "Megjithatë unë jam i ri në ekipin e Bran dhe këtu trajnerët janë dhe pak nacionalistë, dëshirojnë të aktivizojnë më shumë lojtarët e tyre". Memelli pohon se tashmë është ambjentuar mirë me Norvegjinë, pasi tani e ndjen edhe me shumë lehtësirat e përvetësimit të gjuhës vendase, pasi thuajse komunikon anglisht me drejtuesit e klubit dhe trajnerin. "Sezonin tjetër do të largohet një sulmues në moshë të vjetër dhe do të kem më shumë hapësirë"
E ka shumë afër Holandën, por edhe pse dëshiron të vizitojë lojtarët e Kombëtares dhe të të ndjekë takimin Holandë-Shqipëri nuk mund ta realizojë dot këtë. "Deri në datën 15 tetor, kur është dhe takimi në kampionat kundër Lyn do të bëjmë nga dy seanca stërvitore. Kështu edhe pse dëshiroj të jem në tribunat e Amsterdam Arena, nuk mund të shkoj dot", - thotë Memelli që ngacmon dhe temën e Kombëtares. "Po bëhen ndryshime të mëdha nga ndeshja në ndeshje dhe kjo është e mirë për rinovimin. M'u bë qejfi shumë për Ervin Bulkun se kam luajtur me të me Shpresat. Ajo që dua të shtoj është fakti se trajneri Baric pohoi që ka dhe dhjetë emra të tjerë të rinj të gatshëm", -përfundon Memelli, që shton se e dëshiron një barazim të Shqipërisë me holandezët.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›