Komisioni i Disiplinës vazhdon serialin “Killer” me trajnerët

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së është për t'u patur zili me zellin që po tregon për pezullimet, paralajmërimet dhe të vërtetat që nxjerr në shesh. Në vendimin e tij më të fundit vazhdoi serialin "killer" të gjobitjes së trajnerëve. Kështu, në bazë të nenit 24/4 te Kodit të Drejtësisë Sportive, ndihmëstrajneri i ekipit të Elbasanit, Ilirjan File për protesta ndaj arbitrit gjobitet me 10 mijë lekë.
Paralajëmërim ka marrë edhe trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, që për protesta ndaj vendimeve të gjyqtarit gjatë ndeshjes Bilisht Sport-Lushnja, mund t'i thotë "lamtumirë" drejtimit zyrtar të ekipit në rast përsëritje.
"Kasa" e gjobave do të mbushet edhe me 10 mijë lekët e trajnerit të Burrelit U-19, Alfred Stefani për ofendim të arbitrit.
Komisioni i Disiplinës është ndalur edhe te reklamimi i Klubit të Futbollit "Shkumbini" në lidhje me aktivizimin e futbollistëve të Dinamos, Goran Vincetic dhe Redi Jupi. I pari për aktivizimin pas tri kartonave të verdhë, kur sipas Sektorit të Garave nuk është i vërteti dhe aktivizimi i kroatit ka qenë i rregullt. Edhe pretendimi i KF "Shkumbinit" në lidhje me aktivizimin e futbollistit Redi Jupi si të paregjistruar është konsideruar nga Disiplonori si i pabazuar, duke e konsideruar aktivizimin 90 minutësh të mesfushorit Jupi të rrergullt sipas të gjitha rregullave të FSHF-së.
Klubi Dinamo është paraljmëruar nga FSHF-ja në lidhjen me prishjen e njëanshme të kontratës me futbollistin ukrainas Sergej Romanishin duke ia faturuar këtij klubi të gjitha pasojat financiare, por edhe një penalizim të mundshëm nga Komisioni i Disiplinës.