E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë trajnerët e gjobitur nga Disiplina

Agim Canaj është trajneri më i gjobitur gjatë pesë javëve të para të këtij sezoni. Ish-trajneri i Flamurtarit është gjobitur dy herë dhe ka derdhur në arkën e FSHF-së . Agim Canaj u ndëshkua dy herë me gjobë nga Komisoni i Dispilinës: 10 mijë lekë pas ndeshjes Elbasani-Flamurtari për sjellje jo korrekte ndaj arbitrit dhe 20 mijë lekë pas ndeshjes Flamurtari-Teuta për deklarata të pavërteta në media dhe televione.
Në listën e ndëshkimeve me gjobë figuron edhe emri i ish-trajnerit të Besës, Hasan Lika, që është ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë pas ndeshjes Besa-Vllaznia. Edhe trajneri i Teutës, Sulejman Starova është në "rrethin e kuq" të gjobave. Trajneri i durrsakëve është gjobitur me 10 mijë lekë për deklarata të pavërteta në TV pas ndeshjes Flamurtari-Teuta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›