Ekskluzive/ Migen Memelli: “Bran me 70% i kualifikuar për në turin e tretë të Kupës UEFA”

Është shndërruar në një nga sportistët më të suksesshëm shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja. 26-vjecari Migen Memelli, një gjahtar i lindur goli në kampionatin shqiptar, së fundi ka luajtur me Skënderbeun gjatë një pjesë të mirë të sezonit të kaluar, po e dëshmon aftësinë e vecantë të tij edhe në Norvegji, ku ka shënuar deri tani 6 gola në kampionat dhe Kupë me fanelën e skudrës norvegjeze të SK Bran, me të cilën ka debutuar më 18 prill 2006.
Në një bisedë ekskluzive me albania-sport.com, ish-sulmuesi i Skënderbeut, Teutës, Elbasanit, pohoi se skuadra e tij dhe ai vetë, është duke u përgatitur për ndeshjen e rradhës në Kupën UEFA, ku SK Bran do të ndeshet më skuadrën suedeze, Atvidabergs FF, takim që do të zhvillohet në Bran, më 10 gusht, ora 19.00.
Ndërkohë që të dielën e pret sfida në kampionatin norvegjez me Valerenda në kryeqytetin norvegjez, Oslo. Bran, kryeson kampionatin norvegjez me 31 pikë, pas 16 ndeshjesh, ndërsa kundërshtari ndodhet në vendin e dhjetë me 19 pikë. Ndeshjen e fundit, Bran humbi në shtëpi me Start (0-1) dhe shqiptari mundi të luajë si zëvendësues duke luajtur vetëm 7 minuta.
"Edhe pse kundërshtari i Kupës UEFA është një ekip relativisht i vështirë, këmi bindjen se me 70 përqind do të kualifikohemi për turin tjetër. Aktualisht Atvidabergs aktivizohet në Ligën e Dytë suedeze dhe në Kupën UEFA marrin pjesë si finalistë të Kupës së Suedisë".
Migen Memelli, që ka shënuar edhe golin e e vetëm dhe të fitores në transfertë kundër Glentoranit (1-0) në takimin e parë të Kupës UEFA, shpreson se do ta nisë takimin nga minuta e parë. "Jam në formë të mirë, dhe shpresoj të jem në 11-she", tha ai për albania-sport.com.
"Sot e kemi pushim, pasi cdo ditë kemi bërë stërvitje". Marrdhëniet e Memellit me trajnerin e tij, janë të shkëlqyera, dhe trajneri ka besim te aftësitë e tij. "Sulmuesit e tjerë kanë mbi katër vjet që luajën mëe Bran dhe është e vështirë që unë të jem gjithmonë pjesë e formacionit të parë. Jo se janë më të mirë, por se trajneri i respekton shumë për atë që kanë dhënë për klubin. Madje e kam për kënaqësi të shtoj se në një intervistë, trajneri pohoi se Memelli pas pak kohësh mund të bëhet sulmuesi numër një në ekip", - thotë Migeni gjatë bisedës. Migen Memelli, sipas statisikave të publikuara në faqen e klubit të tij, është golashënuesi i tretë më rezultativ i SK Bran, pas Bengt Saeterners dhe Robi Uinters, ndërsa pas tij renditen plot tetë lojtarë.
Emri i sulmuesit shqiptar, që ka një fizik perferkt (182 cm, 82 kg) nuk ka mbetur i njohur vetëm në ambintet e shtypit norvegjez. Specialistë dhe menaxherë të huaj, duke vlerësuar aftësitë e tij si shënues por edhe si përgatitës goli (në 19 ndeshje, ka shënuar 5 gola, përfshirë këtu, ato të kampionati, kupës së Norvegjisë dhe Kupës UEFA), i kanë ofruar edhe mundësinë e një transferimi në ishullin britanik, nga ku i ka ardhur një ofertë nga Skocia. "Kam një ofertë të pëlqyeshme, por për momentin nuk dua të lëviz", -thotë Memelli, që nuk deshiron ta bëjë të ditur emrin e ekipit. Memelli ka një kontratë me SK Bran deri më 31 dhjetor 2008. "Është një kohë e mjaftueshme për t'u përgatitur fort dhe për të synuar rezultate të mira më planin personal, por dhe për t'i shërbyer ekipit".
Në lidhje me një thirrje të mundshme të tij me përfaqësuesen shqiptare, Memelli, pohon se respekton cdo zgjedhje që do të bëjë tekniku i ri, kroati Baric. "Gjithkujt do t'i pëlqente të ishte pjesë e përfaqësueses, dhe nga kjo dëshirë edhe unë nuk bëj përjashtim. Por duke vlerësuar edhe kontributin e futbollistëve të tjerë që janë prej kohësh pjesë e Kombëtares, unë personalisht do t'ia lija trajnerit Baric, vlerësimin e pjesëmarrjes sime në ekipin Kombëtar", - përfundon Memelli.
Bisedoi: Dash Frashëri