Lacio, e gatshme të çojë Taren te Breshia

Për të blerë është nevojshme të shesësh. Rregulli numër një në botën e futbollit dhe sidomos gjatë merkatos, ku nevoja për paratë e nevojshme bëhet më e ngutshme. Dhe Breshia kërkon me ngulm për të mbyllur me sukses tratativat me Lacion në lidhje me Igli Taren, duke shfrytëzuar më së miri edhe nevojat e klubit kryeqytetas për një anësor të djathtë, ku lacialëve u pëlqen qoftë Stankevicius ashtu dhe Manini. Breshia do ta "dorëzonte" të parin në këmbim të një shumë të pëlqyeshme, ndërkohë që dhe opsionet e preferuara e Lacios, janë vendosja në pjatë e dy lojtarëve dhe një shumë të "fshehtë" parash.
Breshia kërkon një pykë në repartin e avancuar, dhe ky është Igli Tare, dhe një mesfushor, Alberto Kuadrin, që është rritur në Breshia, para se të fillonte udhëtimin e gjatë që e coi te Interi, Speza, Mantova, Montichiari, Pizigetone dhe së fundi të Lacio.
Me mbërritjen e Makinua, Tare gjendet akoma më shumë në një pozitë të vështirë për të patur një vend në formacion, dhe do të kthehej me shumë dëshirë në Breshia.
Bledi Shabani