Breshia, për sulmin në shinjestër Gaspareto, Tare e Soza

Gjigandi shqiptar i Lacios, Ilgi Tare, nuk ka nga t'ia mbajë. Oferta e Breshias është gjithmonë e më këmbëngulëse, ndërsa vendi te Lacio, gjithmonë edhe më i pasigurt.
Në sulmin e "dallëndyshkave" tashmë janë projektuar edhe emrat e sulmuesëve: Roberto "Pampa" Soza (i Napolit), Mirko Gaspareto ( Empoli)dhe Igli Tare (Lacio). Sulmuesi shqiptar ka shënuar 15 gola
nga 2001-2003 më bardhezinjtë e Breshias, dhe një rikthim i tij është mëse i mirëpritur, por Lacio ka vënë kusht marrjen në këmbim të lituanezit Marius Stankevicius, 26-vjec, plus që kryeqytetasit lacialë janë gati t'i japin Breshias, 23-vjecarin Alberto Kuadri. .
Gledi Shabani