Formula 1, Shumaker-Alonso, gjermani fiton 1-0 në tavolinë
Cmimi i Madh i Hungarisë mund të konsiderohet si Cmimi i Madh më i cuditshëm në këtë Botëror. I privuar nga dy pilotët më të mirë, Alonso dhe Schumaker, të tërhequr nga gara respektivisht 14 dhe 2 xhiro nga përfundimi i garës, fitorja i takoi britanikut Jenson Button. Megjithatë, ngjarjet nuk përfundojnë këtu. Pikërisht në orët e mbrëmjes vjen një lajm i mirë për pilotin gjerman të Ferrarit. I dhurohet një pikë nga komisarët e ndeshjes, pasi është skualifikuar piloti polak i Uilliams Kubica, për shkak se kishte një makinë 2 kg më të lehtë nga ajo e vendosur në rregulloren e FIFA-s, skualifikim ky që i dhuroi Shumakerit vendin e 8 në garë dhe 1 pikë që e con në 10 pikë diferencën me Alonosn në renditjen e përgjithshme.
Megjithatë, pas përfundimit të garës ende pa u marrë ky vendim, Shumaker është shprehur: "Janë edhe 5 gara për t'u zhvilluar dhe asgjë nuk është e humbur. Zgjodha gomat e ndërmjetme në një pistë të thatë sepse dua të luftoj deri në fund për të fituar maksimalen në pistë, gjë që më ka ndihmuar të fitoj shumë. Në këtë garë nuk ndodhi ajo që prisja, por cdo gjë është ende në lojë".
Ndërkaq, Alonso, pas asaj që ndodhi mundohet të shprehet optimist.
"Jam i zhgënjyer nga ajo që ndodhi në pistë, por pasi u tërhoq dhe Mikael, nuk ndryshoi asgjë. Këto ditë makina ishte kompetitive dhe pas kësaj gare them se mund të bëj më mirë", - është shprehur Alonso.
Megjithatë, pas vendimit të komisionerëve të garës, vetëm 10 pikë e ndajnë atë nga Mikael Shumaher dhe 5 gara deri në përfundim të Botërorit. Cdo gjë është e hapur dhe gjermanit i mjafton të lërë gjithnjë pas spanjollin në këto gara të mbetura për t'i rrëmbyer titullin atij.