E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martos, lojtari i Barcelonës që luan për CSKA-në

Në radhët e CSKA-së Sofjes ndodhet edhe një futbollist i kampionatit spanjoll dhe për më tepër një lojtar i kampiones së Spanjës, Barcelonës. Quhet Francisko Martos, 21-vjec dhe aktivizohet në rolin e mbrojtësit të djathtë në ekipin e dytë të Barcelonës, ndërsa me ekipin e parë është aktivizuar vetëm në ndeshjen e fundit të Primera Divizion kundër Atletikos së Bilbaos.
Rumuni Petre
Gazetari bullgar Nikolaj Aleksandrov që punon për radion e vetme sportive në Bullgari, "Radio Gong" dhe është një nga gazetarët që ka ardhur me CSKA-në në Tiranë thotë për albania-sport se në ekipin e "kuq" të Sofjes janë dhe dy lojtarë të Kombëtares rumune Fiorentin Petre (i ardhur nga Dinamo e Bukureshtit, 31 vjec), autor i dy golave në fitoren 2-0 të CSKA me kampionen e Maqedonisë, Rabotincki Kometal.
Maqedonasi Petrov
Lojtari tjetër është futbollisti i përfaqësueses maqedonase Robert Petrov. Nga ekipi Kombëtar i Bullgarisë në radhët e CSKA-së janë 3 lojtarë, që nuk e kanë të sigurt vendin në formavcionin e teknikut Stojckov me startimin e fushatës kualifikuese Euro 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›