E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal dopingu ne Meksike. 5 lojtare pozitive

Një cunami është përplasur mbi kombëtaren e Meksikës, e cila përballet me një skandal dopingu teksa merr pjesë në Golden Cup, një kompeticion që përfshin skuadrat e Amerikës Veriore dhe asaj Qëndrore. Pesë lojtarë të përfaqësueses së saj kanë rezultuar pozitiv ndaj “clenbuterolit”, një substancë dopuese e ndaluar në sport.
Lajmi është konfirmuar nga vetë sektretari i përgjithshëm i Federatës Meksikane të futbollit Decio de Maria, i cili është shprehur se kjo substancë mund të jetë marrë nga lojtarët pa vetëdije nga mishi i pulës që kanë konsumuar.

"Ministria e Agrikulturës në Meksikë ka bërë të ditur se “clenbuterol” ndodhet me shumicë në mishin e pulës, ndërsa ky ushqim bën pjesë në menunë e kombëtares. Gjithsesi, deri në fund të hetimeve lojtarët do të pezullohen”, ka bërë të ditur De Maria. Nën akuzë janë portieri Guillermo Ochoa, mbrojtësit Francisco Rodriguez dhe Edgar Duenas dhe mesfushorët Antonio Naelson e Christian Bermudez.

Nëse hetimet rezultojnë se futbollistët kanë përdorur me vetëdije substancën e ndaluar, atëherë ata rrezikojnë jo pak por dy vjet pezullim nga të gjitha aktivitetet. Clenbuterol është një substancë dopuese, e cila ndihmon në forcimin e muskujve dhe është e ndaluar nga Agjensia Anti-Doping në Sport.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›