Shfrytezimi i femijeve 12 e tyre ne pune te renda

Julja Bardhushi: Shakira sa vjeç je ti?
Shakira: 9.
Julja Bardhushi: Po në qendrën për fëmijë shkon?
Shakira: Po.
Julja Bardhushi: Çfarë bën aty?
Shakira: Aty qëndroj deri në orën 12.00 dhe pastaj shkoj në shtëpi.
Julja Bardhushi: Del në rrugë dhe ndihmon mamin me para?
Shakira: Shes rroba me gjyshen.
Julja Bardhushi: Ku i shet?
Shakira: Në Selitë.
Me dhjetra fëmijë të tjerë në vendin tonë kanë histori të ngjashme me atë të Shakirës, e cila detyrohet të punojë për të ndihmuar gjyshen. Ndërsa të dhënat e fundit flasin se mbi 12 përqind e fëmijëve shfrytëzohen për punë të ndryshme dhe shumë të rënda për moshën, që kanë.
Në prag të ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëvë, Koalicioni “Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve”, organizoi një aktivitet për fëmijë me probleme të ndryshme sociale nga i gjithë vendi. Presidenti i koalicionit, Zini Kore sqaroi se vitet e fundit është rritur trafikimi i brendëshëm i fëmijëve, pasi shumë prej tyre përdoren për punë në të zeza dhe të dyshimta.
“Janë fëmijë që vijnë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë që punojnë në Tiranë. Janë të mitura që punojnë nëpër klubet e natës në periferi të Tiranës”-thotë Zini Kore, Koalicioni BKTF.
Në aktivitet, mesazhe të rëndësishme drejtoi dhe kreu Komisionit Europian, Etore Sequi, i cili kërkoi, që ligji për të drejtat e fëmijëvë të zbatohet. Ai e ka cilësuar këtë si handikap të herë pas herëshëm, shqiptar. Edhe ne botë shifrat e fëmijëve, që punojnë, janë alarmate, pasi 215 milion e tyre punojnë dhe nga ata 115 milionë janë të përfshirë në punë shumë të vështira.
Julja Bardhushi