Eksodi ’90, Blendi Fevziu dokumenton endrren drejt lirise Fjoralba Shahaj
Emocione te pashlyeshme per gjithe ata qe kane jetuar ose degjuar per ngjarjet e korrikut 1990, dhuroi nje dokumentar i posacem, realizuar nga gazetari Blendi Fevziu nen produksionin e TV Klan. Dokumentari u promovua mbreme ne kinema “Millennium” ne Tirane dhe atje merrnin pjese emra te njohur te politikes, medias, artit, kultures, etj. Gjithashtu merrnin pjese kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, disa ministra dhe deputete, etj.
Duke pare nga afer histori dhe pamje kurre te transmetuar me pare, qindra te pranishem rikujtuan pasditen e djeshme nje komb te tere te perfshire ne “trazirat” e diteve perveluese te korrikut, ngjarje te cilat do te sillnin pas vetes pluralizmin politik ne Shqiperi, aq te shumepritur. Rreth 5 mije persona gjeten strehim ne ambasadat e huaja evropiane te akredituara ne Tirane, per 10 dite me radhe, duke sfiduar kushtet e jetese, qe nga veshjet, ushqimi, fjetja etj., ne emer te idealit te lirise. “Ideja e ketij dokumentari ka lindur te henen, dhe eshte realizuar ne me pak se 72 ore”, tha Blendi Fevziu, ne lidhje me kete prodhim qe risjell ne kujtesen tone ngjarjet qe iniciuan pluralizmin ne Shqiperi.
Historia
Sic projektohet ne monitorin gjigant te kinemase, gjithcka nis me lejimin e familjes Popa per t’u nisur drejt Italise, pas plot 4 vite qendrimi ne Ambasaden Italiane. Vetem pak dite me pas, pikerisht me 2 korrik, fillimisht disa dhjetera guximtare do te rendnin drejt Ambasades Gjermane, Ambasades Italiane dhe asaj Franceze, per te materializuar endrren e tyre te lirise. “Mora kamionin, bashke me familjen beme gati rrobat, mora madje dhe kostumet me vete, nje qengj qe kisha ne shtepi dhe u nisem drejt Ambasades Gjermane. Vetem pak me pare nga kjo ambasade, rojet qe ndodheshin brenda me kishin bere me shenje qe te hyja, une i pashe nga pasqyrat e kamionit, por sipas sinjaleve te tyre, une duhet te hyja duke shembur murin. Dhe ashtu bera”, tregon Ylli Bodinaku, nje prej personave te pare te ketij eksodi, me te cilin u bashkuan ne bordin e kamionit edhe rreth 40 te njohur te tij. Per kete ngjarje te pashoqe, por gjithsesi te pritshme per rrethanat e krijuara, u shkrua edhe ne mediat boterore, mes se cilave edhe ne gazeten “New York Times”. Kaq mjaftoi qe me qindra te tjere te mesynin permes mureve te care, kangjellave e cdo lloj menyre tjeter, ne keto ambasada. Ramiz Alia takoi ambasadorin e atehershem gjerman, i cili deklaroi haptazi se nuk do te ndermerrte asnje mase ndaj 3 200 personave qe ndodheshin ne territorin e ambasades qe udhehiqej prej tij, edhe pse ata ishin futur atje ne menyre te dhunshme.
Zhvillimet ishin te mjaftueshme qe te ngrinin ne manifestim qindra e mijera persona, ne dyert e ketyre ambasadave. Policia e Tiranes, e pranishme ne vendngjarje, kishte urdher te mos i lejonte ata te beheshin pjese e territorit gjerman, francez apo italian. Nga perleshjet mes dy paleve nje adoleshent nga Tirana, vetem 17 vjec, gjeti vdekjen, ndersa disa te tjere u plagosen. Vrasja nuk u pranua nga regjimi i kohes. Do te nevojiteshin edhe disa dite durim, me lotet e prinderve, motrave dhe vellezerve, qe u benin thirrje per te dale (ose jo) jashte ambasadave, personave te tyre te dashur. Megjithese, ata nuk dolen, sepse edhe pse ende nuk e dinin fatin e tyre, shpresonin. Ishin te moshave te ndryshme, kryesisht te rinj, por kishte deri ne moshen 56-vjecare. 20% e tyre qene femra. Pjesa derrmuese ishin pak te arsimuar, vetem pak prej tyre kishin arsim te larte.
Asokohe zhvillohej Kampionati Boteror i Futbollit, me nje finale spektakolare mes Gjermanise dhe Argjentines, qe sherbeu si spunto per te ngritur ne kembe popullin e Kavajes, qe bente thirrje per liri dhe demokraci.
Nderkohe, me nderhyrjen e OKB-se, ambasadat moren miratimin qe keta emigrante te niseshin drejt vendeve te tyre evropiane. “U nisem me autobuse drejt Durresit. Grate dhe femijet vec, ndersa ne burrat vec. Gjate pershkimit te rruges qe vijonte drejt 21 Dhjetorit, shiheshin mijera e mijera pjesemarresve, qe kishin ardhur nga mbare Shqiperia, me tren e me cfare te mundeshin, pavaresisht perpjekjeve te shtetit per t’i ndaluar”, tregon tanime, shume vite me pas, nje nga ata qe i ka jetuar keto dite ankthi. Autobuset i ngjanin me shume nje kortezhi mortor, ndersa njerezit ne trotuare i pershendesin permes heshtjes se tyre. Shume prej personave qe po udhetonin drejt Durresit, nisen te hedhin ne turme, atlete, kepuce e letra, te cilat ua adresonin familjeve te tyre, te cilet nuk e dinin se kur do t’i shihnin me. “Ne nje moment na ndaluar ne Kashar. Thashe me vete “tani erdhi fundi per ne, do te na vrasin ketu”, por ne fakt nuk ndodhi ketu”, tregon nje tjeter deshmitar. Mjaftonin pak minuta per te perfunduar ne portin e Durresit, aty ku qindra shqiptare nuk do te nguronin te puthnin per te fundit here token ku kishin lindur e rritur. Tragetet nisen misionin e tyre drejt tokes se huaj. Gjate dokumentarit projektohen imazhet e shqiptareve qe udhetojne drejt Frances. Ata po mesojne me ze te larte Marsejezen, himnin e Frances. Historia vazhdon ne token e lirise...
Kryeministri Berisha: Ngjarjet e korrikut ’90, shkelqejne ne historine e demokracise
Nje nder qindra te pranishmit qe moren pjese ne shfaqjen e dokumentarit te djeshem, mes shume personaliteteve te jetes publike shqiptare, ishte edhe kreu i qeverise, Sali Berisha. Sikurse, tha edhe ai vete, kjo ngjarje shkelqen dhe do te shkelqeje gjithnje e me shume ne historikun e demokracise shqiptare. Pas 20 vitesh eshte e veshtire, dhe kjo eshte normale, te imagjinohet se cila ka qene kuraje e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, por ne qe jemi deshmitare te asaj kohe mund te themi qe ajo ka qene nje kuraje dhe guxim i jashtezakonshem. Ne teresi, ata perbenin nje lloj anonimati, ne kuptimin qe nuk qene personalitete te njohura, por ata qene guximtaret me te medhenj te kombit te ate periudhe.