E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jam krenar qe i rikthehem serish bojkotit Rozeta Rapushi

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, beri te qarte dje, se opozita jo vetem qe nuk do te marre pjese ne asnje proces votimi per asnje nisem qe vjen nga ky pushtet, por do te zhvilloje nje beteje akoma me ashper per transparencen. Madje kreu socialist eshte shprehur krenar per bojkotin. “Une jam shume krenar per gjithcka ka bere PS. Jam teresisht ne mbeshtetje te vendimit qe ka marre Grupi Parlamentar”, ka deklaruar Rama. Me tej, teksa ka riperseritur qendrimin per bojkot ndaj ligjeve, tha se “do ta perballim me te gjithe fuqine e rezistences sone. Ne nje beteje qe do te pershkallezohet perseri e perseri, deri kur Shqiperia te rivendoset ne binaret e kushtetutshmerise dhe te transparences dhe kur qeveria e ketij vendi, cilado qofte ajo, t’ju sherbej qytetareve dhe jo te beje c’ka po ben me qytetaret, duke arritur te fuse duart ne depozitat e tyre, per t’ju dhene pergjigje pikepyetjeve gjithmone e me te renda te nje krize”. Sipas tij e ka hapur dhe e ka bere te paperballueshme gropen e nje buxheti, te vene ne sherbim te interesave te nje pushteti per nje grusht njerezish, qe po e rrjepin Shqiperine perdite. Me kete deklarate, Rama i ka vene keshtu vulen fjaleve dhe qendrimit te grupit socialist, te bere publik dy dite me pare dhe duke mos zbuluar me tej planin e opozites per protesta. Sipas tij, alternativa e socialisteve ne kushtet kur mazhoranca nuk ben transparence, eshte qe te beje gjithcka qe ka ne dore per te penguar sa te jete e mundur ne rrugen qorre, makinen e kesaj qeverie qe Rama u shpreh se po e con Shqiperine ne humnere. “Fakti qe nje regjim nuk heq dore nga rruga e vete e mbrapshte, nuk eshte nje arsye qe ata qe e luftojne kete regjim dhe qe kerkojne qe punet te shkojne ne rruge te drejte, te terhiqen. Ne nuk terhiqemi”, ritheksoi Rama. Kreu i opozites, akuzoi se kriza politike sot eshte me e thelle se sa c’ishte pak kohe me pare. Ndaj ai i beri thirrje dje kryeministrit Sali Berisha, qe ta zgjidhe menjehere, per te mos e kthyer ne nje nyje tjeter, se boll e kane shqiptaret nyjen e krizes ekonomike qe sipas Rames, po ua shtrengon fytin dita dites. “Eshte e thene hapur dhe publikisht qe do te vazhdojme betejen tone, si nje beteje per liri dhe te drejta qe nuk negociohen. Cdo beteje per liri dhe te drejta nuk eshte as nje beteje e lehte, dhe nuk eshte as nje rruge e celur frytet e se ciles mblidhen aty per aty”, vijoi ai. Rama, theksoi se mbeshtet teresisht vendimin e grupit parlamentar socialist, per te mos marre pjese ne asnje proces votimi ne nje parlament te shperfytyruar, nga shkelja e te gjitha parimeve dhe vlerave me elementare te parlamentarizmit, ku se fundmi do te numeroja heqjen e votes se fshehte dhe te se drejtes se cdo deputeti, qe ne pavaresine e tij te plote te votoje per te zgjedhur individe konkret.
Rama-Hamallja: “Berisha e ktheu vendin ne rrumpalle urbane”
“Ato pamje jane dy fytyrat e politikes se pafytyre te Sali Berishes, qe nga nje ane per interesat e pushtetit te tij ne kushtet kur i duhen votat, i nxit njerezit, i shtyn njerezit, i frymezon njerezit, te investojne parate e tyre te gjakut ne ndertime pa leje. Duke e kthyer territorin e vendit ne nje rrumpalle urbane. Nga ana tjeter kur i duhet te liroje territore per te vene ne jete plane te aprovuara per arsye klienteliste ne KRRTRSH, shkon deri ne perplasje te tilla. Per me teper akoma pastaj gjeja qe eshte edhe me dramatike, e vendos policin e shtetit perballe nje reagimi qe ne fakt eshte nje sfide qe i behet vete shtetit. Ajo qe ndodhi eshte fytyra e shtetit te Sali Berishes, qe nuk eshte shtet dhe qe nuk ka fuqi te beje asgje ne funksion te se mires publike”, ka qene deklarata e Berishes per ngjarjen ne Hamalle.
Kryetari i PS: Situata ekonomike, si kolapsi ne vitet ‘90
Partia Socialiste, denoncoi serish dje se kriza ekonomike po thellohet perdite ne raport me nje fakt, ate te ashtuquajtures rritje te pensioneve, nga ana e nje qeverie qe ka mberritur ne piken ku mund te krahasohet me qeverine qe udhehoqi Shqiperine drejt kolapsit financiar ne vitet 90. “Sot qeveria nuk ka para per shkak te nje krize ekonomike te cilen e ka pershpejtuar ne menyren marramendese po vete. Nga nje ane duke e mohuar, dhe nga ana tjeter permes shpenzimeve abuzive elektorale te nje viti me pare, te cilat e kane vendosur qeverine sot ne kushtet e mbartjes se nje fature shpenzimesh e borxhesh qe eshte e paperballueshme dhe qe rendon perdite e me shume mbi kurrizin e cdo familje shqiptare”, akuzoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›