Eksodi i infermierëve, kërkesat u trefishuan

Në Shqipëri eksodi i profesionistëve të kujdesit shëndetësor vijon të jetë një proces i pandalshëm. Infermierët, që gjatë pandemisë ishin profesionsitët më të kërkuar nga popullata për shërbime në banesë, kanë rritje të kërkesës për tu punësuar jashtë vendit sidomos në sistemin shëndetësor gjerman.
Presidentja e Urdhrit të infermierit Blerina Duka në një intervistë për RTSH thotë se gjatë vitit 2020, 373 infermiere kërkuan çertifiktën e sjelljes së mirë për tu larguar jashtë vendit ndërsa në vitin 2021 kjo shifër u trefishua në 1073 .
Zonja Duka nuk e sheh aspak problematike largimin e trupave infermieristike nga vendi, përkundrazi sipas gykimit të saj, ky është një proces i shëndetshëm si në aspektin ekonomik për të tashmen, ashtu edhe në atë të investimit intelektual në një të ardhme të afërt për vendin.
Trefishimi i numrit të inferierëve të larguar vitin e kaluar lidhet edhe bllokimin e rrugëve gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë duke spostuar kërkesat për një vit më vonë. Zonja Doko sqaron se sistemi ka rezerva të mjaftueshme në infermiere sikurse ka edhe vende bosh që presin të mbushen nga Portali “Infermierë për shqipërinë”.