E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Park i ri për fëmijët ku do mësojnë sjelljen në rrugë!

Një park i ri kushtuar fëmijëve për të mësuar rregullat e qarkullimit rrugor i është shtuar së fundmi hapësirave rekreative dhe edukuese për fëmijët.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky park, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues.

Me anë të këtij parku fëmijët do të dallojnë rreziqet kryesore në rrugë, do të njohin sjelljet e rrezikshme në rrugë dhe ato të sigurta; të përshkruajnë mënyrën e sigurt të
përdorimit të biçikletës, të patinave etj. në rrugë dhe në mjedise publike, të dallojnë disa nga shenjat që rregullojnë lëvizjen e tyre si këmbësorë në rrugë dhe në parqe publike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›