Eksperiencë e shkëlqyeshme

Lorik Cana thotë se është duke e shijuar përvojën e tij të parë në futbollin anglez, por vlerëson se gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë lehtë, posaçërisht gjatë dimrit, kur Sunderland nuk arriti ta gjente fitoren për 14 ndeshje rresht.
Mesfushori shqiptar kishte njohuri të mjaftueshme për klubin, duke e ditur se ata nuk mund ta mbanin ritmin e fillimit të sezonit, por pranon se nuk e kishte pritur një moment aq të keq si ai i dimrit.
“Ishte një fillim i shkëlqyeshëm i pjesës së parë të sezonit, por më pas nuk ishte e lehtë për mua dhe për ekipin. Por, duhet ta presësh se me një ekip si Sunderland gjërat nuk shkojnë gjithmonë në rregull. Ne kemi kaluar momente të vështira, ndërkohë që në pjesën e parë të sezonit qëndronim në pjesën e epërme të tabelës”, tha Cana për ueb faqen journallive.co.uk.
Cana u transferua gjatë verës që shkoi nga Olympique Marseille te Sunderland, në kampionatin e tij të preferuar dhe në ligën më të fortë në botë – Premierligë, siç e cilëson ai.
“Është një eksperiencë fantastike, e kam shijuar çdo ndeshje. Nganjëherë kemi fituar, ndonjëherë kemi humbur, por pasioni dhe shpirti i futbollit në Angli është absolutisht fantastik”, vazhdoi përfaqësuesi shqiptar.
26 vjeçari mendon se mund ta reduktojë ndëshkimin me kartonë të verdhë gjatë sezonit të ardhshëm. Ai planifikon të flasë më shumë me gjyqtarë në lojë për t’ua ndryshuar atyre mendimin.
Në muajin mars, Cana vuajti dënimin me dy ndeshje moslojë për shkak të 10 kartonëve të verdhë, ndërsa mungoi edhe në ndeshjen e së shtunës ndaj Tottenham, për shkak të lëndimit në ijë.
Ky lëndim mund ta lë në bankinë edhe në përballjen e kësaj fundjave kundër West Ham United të Valon Behramit. Cana premton se sezonin e ardhshëm do të jetë më i kujdesshëm, në mënyrë që mos t’i lëshojë mundësitë që të luajë në ndeshjet e rëndësishme të sezonit.
Stili i lojës së tij luftarake në mënyrë të paevitueshme bën që ai të këshillohet nga gjyqtarët, por do t’i reduktojë disa gjëra të panevojshme, në mënyrë që të mungojë sa më pak në ndeshjet e Premierligës. Eksperienca pas sezonit të parë në futbollin anglez mund ta ndihmojë, siç thotë Cana, që të kultivojë marrëdhënie më të mira me gjyqtarët.
“Është pjesë e lojës sime, nganjëherë ndëshkohem. Por, jam duke u munduar t’i ndryshoj disa gjëra të vogla dhe mendoj se sezonin e ardhshëm do të shkoj më mirë”, tha ish futbollisti i PSG e Marseille.
“Kur i njeh gjyqtarët më mirë, mund t’u flasësh atyre dhe mund t’i ndryshosh disa gjëra. Mendoj se kam afërsi më të madhe me gjyqtarët tash dhe se mund ta avancoj këtë marrëdhënie të mirë me ta. Por, nëse një futbollist luan 33 ose 34 ndeshje në sezon, është normale që ai do të marrë kartonë”, tha në fund Cana.