Real e Çelsi, sfidë për Aleksandre Paton
Sulmuesi
Aleksandre Pato do të jetë njeriu më i kërkuar në merkaton e verës. Për sulmuesin e Milanit ka nisur gara ndërmjet Realit të Madridit dhe çelsit. Mediat spanjolle dhe angleze janë mbushur me lajme për kalimin e yllit brazilian në La Liga ose Premiership. E përditshmja “Sport” shkruante rreth shkëmbimit të mundshëm Pato-Benzema. Francezi u transferua te Reali për 35 milionë euro, por është i pakënaqur nga aventura. Sipas “Daily Mail”, çelsi është gati të paguajë 45 milionë sterlina (afro 50 milionë euro) për Paton, ndërsa lojtari ka pushuar nga puna menaxherin Gilmar Veloz, duke u lidhur me Mino Raiolan. Garës për lojtarin mund t’i shtohet edhe Mançester Junajtid.
#