La Liga në grevë, por El Clasico luhet
Spanjë
Futbolli spanjoll do të jetë në grevë në fundjavën e 17-18 prillit. Lajmi u bë i ditur nga AFE (Shoqata e Lojtarëve), e cila konfirmoi se futbollistët nuk do të zbresin në fushë, në shenjë proteste për borxhet e klubeve: vetëm 15 për qind e skuadrave i paguajnë rregullisht rrogat. Ky vendim bën që supersfida Real Madrid-Barcelona, e programuar për këtë të shtunë, të mos rrezikojë. Fillimisht, Sindikata e Sportistëve kishte menduar që greva të zhvillohej gjatë kësaj fundjave, duke rrezikuar seriozisht “El Clasico”-n në “Santiago Bernabeu”, por për vetë impaktin që ky takim ka në mediat botërore, AFE vendosi të shtynte gjithçka me një javë.
#