E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperimenti i fundit i Otos

Takimi me Rumaninë shënoi edhe eksperimentin e fundit të Oto Baricit me aktivizimin e Jahmir Hykës (ndeshja e dytë e tij) dhe debutimin e Elis Bakajt në vend të Erion Bogdanit, kur në të vërtetë në stol tekniku kroat kishte edhe Hamdi Salihin, golashënuesin më të mirë shqiptar që luan në kampionatet e huaja.
180 minuta, 10 gola
Baric ndërtoi një mbrojtje thuajse hermetike në dhjetë ndeshjet e para, duke pësuar vetëm dhjeta gola në 900 minuta. Në dy ndeshjet e fundit, pra vetëm në 180 minuta lojë, në takimet me Bjellorusinë (2-4) dhe Rumaninë (6-1) kuqezinjtë pësojnë po dhjetë gola. Në takimin e djeshëm nuk luanin Dallku dhe Cana.
Pesë humbjet e kuqezinjve
Në dymbëdhjetë ndeshjet kualifikuese për Euro 2008 Shqipëria pësoi pesë humbje. Për koincidencë është Rumania ajo që na ka shkaktuar humbjen e parë (0-2, në Tiranë) dhe të fundit (6-1, në Bukuresht. Dy humbje (dinjitoze) pësuam edhe nga Holanda: 2-1 në Amsterdam dhe 0-1 në Tiranë. E pafalshme ajo me Bjellorusinë (2-4).
Kova, tersi i Kombëtares
Baric premtoi shumë për dy ndeshjet, madje pohoi se zëvendësuesi i tij, Sllavko Kovacic ishte një kopje e tij. Por në të dy takimet Kova pësoi dy humbjet më të thella të Kombëtares gjatë këtij edicioni, duke dëshmuar se drejtimi i bankins me "telekomandë" ishte zgjidhja më e papërshtashme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›