Rumunët spektakël dhe prishin stadiumin

Kështu shkruante faqja rumune prosport.ro për fitoren 6-1 të Rumanisë për humbjen tenistike të Shqipërisë, e pesta e saj gjatë fushatës dhe e dhjeta me Rumaninë në 13 takime. Stuhia "tringjyrëshe" rumune nisi me një festë, madje me koncert dhe mbaroi me fishekzjarre. Rumunët nuk na falën. Na poshtëruan, në një ndeshje që dukej pa ndonjë motiv të madh për Rumaninë, përvec ngjyrave të festës, të nisur përpra takimit. Madje, djemtë e Picurkës na shkatërruan për ta bërë edhe më madhështor kualififikimin për herë të katërt në një Kampionat Europian. Duke harruar se Shqipëria, jo drejtpërdrejtë, por të paktën me një kontribut jo të pakët, kishte nxjerrë jashtë finaleve Bullgarinë me dy barazime të mëdha kundër saj. Por, mesa duket në botën e futbollit profesionist akush nuk ka kohë për dhurata.