Humbjet e mëdha të Shqipërisë

Kjo me Rumaninë nuk është e para që Shqipëria humbet dukë pësuar 6 gola. Statistikat e Kombëtares ofrojnë në fakt edhe rezultate më të thella. Përfaqësuesja e drejtuar nga Agron Sulaj është mundur në Spanjë me rezultatin e thellë 9-0, më 19 dhjetor 1990, në takimin e luajtur në Sevilje të Spanjës, i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian 1992. Edhe Shqipëria e Loro Boricit ka pësuar një humbje shokuese me Gjermaninë në Dortmund: 8-0, më 18 nëntor 1981, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 1982. Legjenda Borici ka pësuar edhe një tjetër humbje të hidhur 6-0 me Gjermaninë, po në Dortumund, më 8 prill 1967. Humbja më e thellë historikë është ajo me Hungarinë 12-0, më 24 shtator 1950, por për fat të mirë ajo ishte thjesht një miqësore. Franca na ka shkaktuar një tjetër humbje 5-0, më 30 mars 1991 për elimiantoret e Euro 1992, kur kuqezinjtë i drejtonte Bejkush Birce. Në eliminatoret e Kampionatit Botëror 1990, Shqipëria e drejtuar nga Shyqyri Reli u mund 5-0 nga Anglia, më 26 maj 1989. Edhe Austria na ka mundur 5-0, më 22 shtator 1982, kur në bankinë ishte po Rreli.