E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto Bariç, lamtumirë e hidhur nga Shqiperia

Dash Frashëri
Rumani-Shqipëri 6-1, por dhe vendi i pestë në grup, kur gjashtë ditë më parë endërronim me arrogancë të katërtin. Gjithsesi një rikthim i hidhur në realitet. Në atë shqiptar. Që me prapaskenat e tij "gëlltiti" edhe një nga legjendat e trajninut botëror. Oto Baric nuk mundi të duronte më. Tekniku më karizmatik i huaj që ka drejtuar Shqipërinë dha dorëheqjen pas dy humbjeve jo vetëm poshtëruese, por edhe me intriga të mëdha brenda. Baric u turpërua në ndeshjen e 100-të tij si trajner i tri ekipeve kombëtareve (Kroacisë, Austrisë dhe Shqipërisë) që kroati 75-vjecar ka drejtuar gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner. Ndeshja me Rumaninë ishte edhe 100-ta, por edhe më e dhimbshmja gjatë për të. Oto nuk do ta kishte menduar kurrë se do të ndahej me një humbje të tillë nga Shqipëria. Kjo humbje kaloi edhe përmasat e asaj të pësuar nga Shqipëria e Agron Sulaj (5-1) në eliminatoret e Euro 1988. Më keq se kaq nuk ka ka të shkojë. PJESA E PARË - Gjithcka filloi për rumunët, kur në minutën e 6-të, Dika ekzekutoi një goditje të lirë ballore nga rreth 20 metra , por Beqaj pret pa probleme. Duro gjuajti befasisht nga distanca pesë minuta më pas, duke paralajmëruar portierin rumin Lobonc. Sërish Shqipëria në të 17': goditje e lirë qendrore, krosoi Duro, Bogdani bëri torrën me kokë, por Dede ishte shumë larg për të përfituar përballë portës. Goli rumun është i shpejtë. Minuta e 22-të dhe Rumania në epërsi. Aksion nga e djathta, pasim në zonë, topi kalon qetësisht para Currit e Dedes që cuditërisht nuk janë në gjendje ta largojnë dhe Dika e shtyn në portë, i pashqetësuar nga askush, vetëm pak metra larg Beqajt. Rumunët kryesojnë 1-0. Në të 27' Haxhi rrëmbeu një top nga mbrojtja rumune dhe shërben te Skela në zonë, gjuajtje me të majtën, por Lobonc shpëtoin portën. Mundësi shumë e mirë e Shqipërisë për të barazuar. Rasti tjetër për kuqezinjtë vjen në minutën e 36-të. Lala depërtoi drejt zonës, pasoi bukur prapa te Skela, gjuajtje e fortë e këtij të fundi dhe topi u ndal nga traversa. Shqipëria është e pafat. Minuta e 40-të. Aksion fantastik i Shqipërisë, Bulku nga e djathta pasoi te Duro, gjuajtje fluturimthi e mesfushorit të Tiranës, por i tillë është edhe grushtimi i Lobonc, që shpëton mrekullisht portën. Pjesa e parë u mbyll 1-0, për të përgatitur furtunë në 45 minutat e dyta. PJESA E DYTË- Në të 54' Tamash shënoi golin e dytë për Rumaninë, me një goditje të lirë rrafsh me tokën. Disi me vonesë hedhja e Beqajt, që nuk mundi të dalë topin. Rumania kryeson 2-0. Minuta e 60-të e lë Shqipërinë me dhjetë lojtarë. Curri morri kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje nga pas. Një minutë më pas erdhi dhe goli i tretë i rumunëve. Në të 61' Nikulae shënoi i lirë vetëm dy metra larg portierit Beqaj. Mbrojtja shqiptare është totalisht e shthurur, 3-0 për Rumaninë. I vetmi moment nderi është ai i minutës së 62-të, kur Kapllani shkurtoi diferencën për Shqipërinë, me një gjuajtje bombë në mes të zonës rumune. Kuqezinjtë reduktojnë përmasat e humbjes, 3-1. Por gëzimi i golit për Kapllanin nuk zgjati shumë. Dy minuta më pas Rumania shënoi golin e katërt. Aksion nga e djththa, pasim brenda zonës dhe Nikulae shënoi i ndihmuar edhe nga dalja e gabuar të Beqajt, 4-1. Minutat e mbetura janë një ferr i vërtetë, ku brenda dy minutash fitojnë dy penallti. Në të 68' pas një ndërhyrjeje të gabuar të Lilës, Marika nuk gaboi nga pika e bardhë duke shënuar golin e pestë (5-1) për Rumaninë, dhe dy minuta më pas, në të 70', ndërhyrje e gabuar e Dedes në zonë, solli edhe penalltinë e dytë dhe kartonin e kuq për mbrojtësin e Tiranës. Shqipëria mbeti me nëntë lojtarë, ndërsa Dika nga pika e bardhë shënoi golin e gjashtë. Shqipëria shkatërrohet, 6-1. Në të 82' një moment i mirë për Shqipërinë. Bogdani mbrojti mirë topin brenda zonës dhe gjuajt, por Lobonc grushtoi. Provoi edhe Kapllani por mbrojtja rumune largoi topin. Minuta e fundit (90') sjell zëvendësuesin Mazilu pranë golit të shtatë, por nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë. Pas pak sekondash, gjyqtari kroat i dha fund tmerrit, duke sinjalizuar fundin e takimit. RUMANI-SHQIPËRI 6-1 Shënues: Dika 22', 73' (pen), Tamash 53', Nikulae 64', 66', Marika 71' (pen)/ Kapllani 65' E mërkurë, 21 nëntor 2007, stadiumi "Lia Manoliu", Bukuresht Rumania: Lobont; Ogararu, Tamas (78' Konstantin), Goian, Rac, F.Petre (65' Bukur), Margaritesku, Kocis, Nikulae, Marika (73' Mazilu), Dika. Trajner: Viktor Picurka Lojtarë të papërdorur: Koman, O.Petre, Marin, Trika Shqipëria: Beqaj, Curri, Dede, Vangjeli (40' Kapllani), Lila, Haxhi, Lala, Bulku, Duro, Skela (78' Hyka), Bogdani (82' Bakaj) Trajner: Slavko Kovacic Lojtarë të papërdorur: Hidi, Rustemi, Bushi, Salihi Kartonë të verdhë: Marika/ Vangjeli, Dede Kartonë të kuq: Curri (61'), Dede (71') Gjyqtarë: Trivkovic, Novesel, Dujela (të gjithë nga Kroacia) Ndeshjet e fundit Rumani-Shqipëri 6-1 Bjellorusi-Holandë 2-1 Slloveni-Bullgari 0-2 RENDITJA PERFUNDIMTARE Rumania 12 29 Holanda 12 26 Bullgaria 12 25 Bjellorusia 12 13 Shqipëria 12 11 Sllovenia 12 11 Luksemburgu 12 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›