Bariç i “ekzekutuar” nga patrioti i tij

Për të mbyllur në mënyrë edhe më tragjike takimin e fundit në grup, njëherësh edhe të Baricit, ndihmoi edhe bilbili i gjyqtarit kroat Trivkovic, bashkëpatriotit të Baricit (e ndoqi ndeshjen nga tribuna) dhe Kovacicit që drejtoi nga stoli duke pësuar dy humbje të mëdha rresht: 2-4 me Bjellorusinë në Tiranë dhe 6-1 me Rumaninë në Bukuresht. Dy penallti të dhëna bredna dy minutave, e para pas ndërhyrjes së Lilës (ende i papjekur për sfida të mëdha) dhe e dyta, pas ndërhyrjes së veteranit Dede (i ndëshkuar edhe me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq), vendosën jo pak për rezultatin e thellë, që të kujton kohërat e vjetra. Goli i Edmond Kapllanit në minutën e 65-të ishte i vetmi moment i bukur për kuqezinjtë, duke shtuar edhe emocionet e rastit të Erion Bogdanit në minutën e 81-të.