Ekspertë italianë për mbrojtjen e digave
Gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Ilir Meta dhe ministrin e Energjetikës Dritan Prifti, profesor Inxhinier, Roberto Guercio nga Universiteti i ‘’La Sapienza’’, u shpreh se nuk ka asnjë rrezik për shpërthimin e digave. “Ekzistojnë disa probleme kryesisht të lidhura me menaxhimin e shkarkimeve. Ky menaxhim që bëhet sipas rregullave të kodifikuara mund të përmirësohet me ndihmën e mjeteve teknologjike që krerët e mbrojtjes civile italiane mund t’ua ofrojnë menjëherë”, u shpreh Guercio. Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një situatë kritike por jo dramatike dhe se situata do të shkojë drejt përmirësimit. Ai ka premtuar se do të krijohen plane afatgjate me ekspertë vendas dhe të huaj, për sigurinë e digave.