Telashe për Juventusin, dëmtohet Trezege
Rezonanca magnetike e kryer mëngjesin e sotëm ka nxjerrë në pah një dëmtim të shkallës së dytë në kaviljen e djathtë të bomberit bardhezi dhe sipas parashikimeve, periudha e nevojshme për t’u riaftësuar është rreth 40 ditë.Në këtë mënyrë, Trezege nuk do të jetë në dispozicion të Ferrarës për të paktën gjashtë ndeshje, pesë në kampionat dhe një në Kupën e Italisë. Objektivi i stafit mjekësor të Juves është ta riaftësojnë sulmuesin për ndeshjen e 14 shkurtit, Juventus-Xhenova, sepse katër ditë më pas italianët do të përballen me Ajaksin në Ligën e Europës.Tashmë është Amauri që duhet të zëvendësojë sulmuesin më në formë të bardhezinjve në këtë sezon (tetë gola), duke parë edhe dëmtimin e Iakuintës. Detyrë e vështirë për brazilianin, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë në Torino.