Ekspertë kontabël të pavarur do të hetojnë shpenzimet e fushatës
Shpenzimet e fushatës zgjedhore të 28 qershorit do të hetohen nga ekspertë kontabël të pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për përzgjedhjen e 27 ekspertëve që do hetojne burimin e financimeve dhe shpenzimeve për 34 forca politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare. Ekspertët e përzgjedhur do të përdorin rregjistrat financiarë të partive, do të kontrollojnë llogaritë bankare si dhe do të bëjnë bilancin e shpenzimeve në fushatë duke i krahasuar me të gjitha këto me burimet e deklaruara.
Kodi Zgjedhor parashikon detyrime dhe saksione në rast se konstatohen shkelje. Raporti final i punës së ekspertëve që do të bëjne auditimin pritet të bëhet publik në muajin tetor.
Mungesa e trasparencës nga ana e partive politike për burimin e financimit ka karakterizuar të gjitha fushatat elektorale.