Gjykata e Lartë, pushon çështjen ndaj Mediut
Kolegji Penal i Gjykatës së lartë ka pushuar sot me vendim unanim çështjen penale ndaj ish-minsitrit të mbrotjes Fatmir Mediu. Pas 5 orë shqyrtimi gjyqësore, kolegji deklaroi të mbyllur këtë gjykim duke i dhënë fund procesit ndaj Mediut, i akuzuar shpërdorim të detyrës. Sipas kolegjit, ish–ministri Mediu është rizgjedhur deputet i legjistlaturës së re, ndaj kjo rrethanë nuk lejon vazhdimin e procedimit penal në ngarkim të tij. Avokati mbrojtës i ish –ministrit të Mbrojtjes, tashmë ministër i Mjedisit, deklaroi se Prokuroria tregoi paaftësinë e saj për t’u përballur me këtë çështje gjyqësore. Në janar të këtij viti, Prokuoria e Përgjithshme solli për gjykim një dosje voluminoze me 30 të pandehur mes tyre dhe ish-ministrin Fatmir Mediu. Tragjedia e Gërdecit uli në një bankë akuze njerez me dhe pa imunitet. Çështja u veçua dhe pjesa tjetër e të pandehurve gjykohen nga Shkalla e Parë e gjyqësorit, pasi vetëm Mediu ishte personi që gëzonte imunitetet.