Studentët e Vlorës protestë para MASH
Dhjetra të rinj që kanë përfunduar studimet katër vjeçare për juridik në Universitetin “Ismali Qemali” në Vlorë kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar që diploma e tyre të këtë titullin jurist ashtu siç e parashikon ligji. Këta studentë janë paisur me diploma të nivelit të parë në drejtësi. Por ato rezultojnë të pavlefshme, pasi nuk u mundëson të diplomuarve vazhdimin e studimeve apo të njihen si juristë. Me protestën e studentëve të Vlorës janë bashkuar edhe ata të Universitetit të Shkodres, të cilët kanë të njejtin problem. Në mungesë të një përgjigje nga ministri i Arsimit, studentët e Universitetit të Vlorës të mbështur dhe nga Universiteti i Shkodrës dhe ai Tiranës paralajmërojnë përshkallëzim të protestave deri në greve urie.