E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngacmoi seksualisht te mituren, pranga 31-vjecarit

Korce - Nje banor i qytetit te Maliqit eshte arrestuar dje nga policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nje te mitur 10-vjecare ne qytetin e tij. Sipas policise lokale, 31-vjecari Luan Strora eshte vene ne pranga, pasi akuzohet se ka kryer veprime te turpshme me nje vajze te mitur, fqinje e tij ne te njejtin pallat. "Ai ka ngacmuar seksualisht vajzen 10-vjecare me inicialet I.Zh., thane burimet e policise. Duke perfituar nga fakti qe jetonin ne te njejtin pallat, 31 vjecari here pas here ka kryer verime te turpshme me fqinjen e mitur". Burimet shtuan se per rastin e fundit qe ka ngacmuar seksualisht 10-vjecaren, Strora eshte pare nga banore te pallatit ku ai jeton dhe eshte sinjalizuar familja e vajzes se vogel per keto veprime. Policia tha se mbi bazen e denoncimit te familjes se vajzes, qe ka qene viktime e ngacmimeve, eshte vendosur arrestimi i Luan Strores per "vepra te turpshme me te mitur".

G. Ashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›