E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur 20-vjecari, dyshohet vrasja

Artan Cena

Tirane - Trupi i nje 20-vjecari eshte gjetur i pajete ne ujerat e lumit te Lanes ne Tirane, ndersa policia deklaroi mbremjen e djeshme, Artan Bekteshi eshte vrare, nga Gentian Manushaqi. Trupi i tij, u zbulua mengjesin e djeshem ne vendin e quajtur Bregu i Lumit, ne afersi te fshatit Tufine. Ne oret e vona te dites se djeshme policia ka vene ne pranga autorin e dyshuar te ngjarjes, qe eshte Gentian Manushaqi, bashkemoshatar me viktimen. Ngjarja e rende sipas burimeve dyshohet se ka ndodhur per nje celular, qe kishte marre viktima.

Kane qene kalimtare te rastesishem, qe kane gjetur kufomen dhe kane njoftuar policine, e cila me pas ka shkuar ne vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet. Disa ore pas gjetjes se tij, policia ka mundur ta identifikoje te riun, i cili banonte siper Profarmes, ne afersi te rruges "Qemal Stafa". Sipas te dhenave, te bera te ditura nga efektiva blu, qe ishin ne vendin e ngjarjes, i riu eshte goditur disa here me sende te forta ne koke, qe mund te jene gure, apo ndonje hekur. Por gjithcka i eshte lene hetimeve, qe deri me tani nuk kane gjetur ndonje shkak ne lidhje me kete vdekje. Mendohet per nje zenke qe mund te kete pasur viktima me persona te tjere, ndersa zona ku u gjet njihet si e frekuentuar nga persona me probleme te ndryshme.

Mengjesin e djeshem, ne afersi te Bregut te Lumit, ne vendin e quajtur Tufine, ne Tirane eshte gjetur trupi i pajete i te riut Artan Bekteshi. Pas kesaj eshte njoftuar policia, e cila ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar zonen, duke nisur hetimet ne lidhje me zbardhjen e shkakut e vdekjes dhe identifikimin. Ne pyetje jane marre personat qe e kane gjetur dhe te tjere, te cilet kishin banesat afer. Por keta te fundit kane deklaruar se nuk e njihnin viktimen. Gjate hetimeve eshte arritur te zbardhet identiteti i te riut, ku policia me pas, ka shkuar ne banesen e tij, ku ka kontaktuar me familjaret. Prinderit deklaruan gjate marrjes ne pyetje se 20-vjecari nuk kishte shkuar ne shtepi qe nga mbremja e se merkures, nderkohe qe nuk kishin ndonje adrese se ku ndodhej. Ata kane sqaruar se i riu nuk ishte perdorues i ndonje droge apo se mund te kishte pasur ndonje konflikt. Nderkaq ne oret e vona te dites se djeshme Policia e Tiranes, ka shoqeruar Gentian Manushaqin, dhe ne mesnate eshte bere e ditur se ai eshte autori i dyshuar i vrasjes.

Familja Bekteshi, sipas policise, jetonte prej disa vitesh ne kete zone dhe ishin te varfer. Sipas tyre, 20-vjecari Artan Bekteshi nuk kishte nje pune te qendrueshme, por punonte ku te mundej dhe nuk kishte probleme. "Vetem cigaren pinte", kane thene dje familjaret e te riut, duke hequr dyshimet per ndonje vdekje nga mbidoza.

Burime zyrtare te policise thane dje, per gazeten "KJ", se, pasi te behen ekzaminimet e plota te trupit te viktimes, do te shihen gjurmet e zbuluara apo shenjat e ndryshme, per te percaktuar shkakun e vdekjes, sendet me te cilat eshte goditur dhe detaje te tjera per te zbuluar autoret.

Burime te policise se Komisariatit nr. 4 thane se behet fjale per nje vrasje ne rrethana ende te paqarta. Zona ku u gjet trupi njihet nga efektivet blu si zone e frekuentuar nga perdoruesit e droges dhe eshte derguar drejt Mjekesise Ligjore per ekzaminime te metejshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›