E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patrulla e Pergjithshme, maturantet regjistrohen dhe me liste notash

Zgjatja e Matures Shteterore, nuk do te pengoje maturantet qe te aplikojne ne Shkollen e Policise. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit, kane bere te ditur dje, se marrja e diplomes se shkolles se mesme per shkak te kohezgjatjes se provimeve te Matures Shteterore, rrezikon te rinjte qe duan te ndjekin Akademine e Policise. Por, nje gje e tille nuk eshte lene jashte vemendjes, duke gjetur nje zgjidhje per te gjithe personat qe deshirojne te aplikojne per t'u bere pjese e "Patrulles se Pergjithshme". Nje dite me pare, Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ka bere te ditur se ne vend te diplomes se shkolles se mesme, kandidateve do t'u pranohet dhe vertetime notash me fotografi dhe i konfirmuar nga Drejtoria Arsimore. Por, ne momentin e marrjes se diplomes duhet ta paraqesin ate prane zyres se personelit ne Drejtorine e Policise se Qarkut, ne te kundert nuk do te lejohen te vazhdojne konkurrimin edhe nese jane fitues. Afati i regjistrimit eshte deri me daten 25 te ketij muaji dhe behet ne cdo Drejtori te Policise ne Qarqe, nderkohe qe policia ka ftuar te gjithe te rinjte qe mbarojne maturen kete vit se e kane te drejten e aplikimit ne procesin e pranimit te kandidateve te rinj per te ndjekur studimet prane Shkolles se Policise per "Patrullen e Pergjithshme". Vec diplomes se shkolles se mesme, apo vertetim notash me fotografi dhe i konfirmuar nga Drejtoria Arsimore, kandidatet duhen te paraqesin te Drejtoria e Policise se Qarkut dhe formularin e plotesuar te aplikimit, te percaktuar nga struktura qendrore e personelit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise, fotokopje te pasaportes ose certifikate lindjeje me fotografi, deshmi penaliteti, fotokopje te deshmise se aftesise se drejtimit te automjetit te tipit "B". Burimet zyrtare thane se, "konkurrimi me shkrim do te behet ne daten 10 korrik 2008 ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, ne oren 08:00". Kuota e pranimit ne Shkollen e Policise jane 150 studente. Nderkaq qe personat te cilet nuk kane marre informacionet e plota, mund te shikojne dhe faqen e internetit www.moi.gov.al, si te kontaktojne ne email ne adresen, shkollaepolicise@mrp.gov.al.

A. Cena

Kriteret

1. Te jete shtetas i Republikes se Shqiperise

2. Te kete zotesi te plote per te vepruar

3. Te jete ne gjendje te mire shendetesore dhe i afte fizikisht

4. Te kete mbaruar shkollen e mesme

5. Te jape informacionin e kerkuar

6. Te mos jete denuar penalisht me vendim te formes se prere

7. Te kete deshmi te aftesise se drejtimit te automjetit te tipit "B"

8. Nuk ka te drejte te aplikoje per t'u pranuar ne Polici personi ndaj te cilit eshte marre masa disiplinore e perjashtimit nga Policia e Shtetit ose e largimit nga sherbimi civil

150

Studente eshte numri i personave te cilet do te pranohen ne Akademine e Policise, vitin akademik 2008-2009, ne kursin 6-mujor te Patrulles se Pergjithshme Speciale, qe eshte i treti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›