E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet BSH nuk nxjerr shifra papunesie

Banka e Shqipërisë nuk prodhon rezultate për papunësinë, ajo evidenton vetëm tregues cilësore, që kurrësesi nuk janë shifra. Është ky konstatimi që bëhet nga anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arjan Kadare. Sipas tij, Banka e Shqipërisë zhvillon anketime, për të nxjerrë treguesin e besimit tek individët apo tek bizneset, ku pyeten edhe për punësimin.
Për sa i përket shifrave konkrete, Banka e Shqipërisë i referohet vetëm Institutit të Statistikave.

Në fakt sipas ekspertëve të financave, nxjerrja e rezultateve për papunësinë është një nga kalkulimet më të vështira për çdo institucion statistikash kudo në botë, për shkak të saktësisë së ulët të matjeve. Por, kjo kurrësesi nuk kryhet nga Banka Qendrore.

Për sa i përket matjes së treguesit të besimit, duket se për muajt e parë të këtij viti është disi më i ulët se një vit më parë.

Referimit të Bankës së Shqipërisë si një institucion që prodhon shifrën e papunësisë, ka shërbyer së fundmi si argument politik, për të treguar për një nivel të lartë të të papunëve. Kjo, pasi Banka e Shqipërisë vlerësohet si një nga institucionet që ka nivel të lartë të saktësisë për të dhënat. Por, në fakt ky isntitucion nuk nxjerr shifra të papunësisë dhe referimi tek ai vjen si pasojë e mungesës së informacionit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›