Rriten bizneset e reja ne Shqiperi

Kriza ekonomike në rajon nuk ka penguar hapjen e bizenseve të reja në Shqipëri. Përkundrazi, në katër muajt e parë të viti janë hapur biznese vendase dhe të huaja, duke e rritur numrin e subjekteve të reja me 4,6 përqind krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat më të fundit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit tregojnë se gjatë periudhës janar- prill të vitit aktual janë regjistruar 5824 biznese nga 5566 biznese që janë hapur të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë muajve të parë të këtij viti është rritur interesi edhe nga sipërmarrësit e huaj për të investuar në Shqipëri.
Rritje në 4 muajt e parë të këtij viti ka pasur edhe çregjistrimi i biznesit,por sipas Qendrës kombëtare të Regjistrimit rritja ka qenë më e ulët nga sa ka qenë regjistrimi.
Rol thelbësor në rritjen e numrit të bizneseve të reja mendohet të ketë dhënë edhe kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia të cilët kanë zgjdhur që kursimet e tyre t’i investojnë në vendin tonë. Por Sipas QKR-së për të nxjerrë shifra të plota se sa prej bizneseve të reja janë hapur nga emigrantët e kthyer, do shtohet një pikë e veçante në formularin e regjistrimit të biznesit.